E Shtunë, 31 Tetor 2026

Proceset Tokëformuese dhe Erozioni.

Studimet e dhena per token kane bere te mundur gjetjen e teknologjise dhe moshen e saj. Ne bazë te ketyre studimeve shkencore arrihet ne konkluzion se mosha e tokes luhatet prej 3.3 deri ne 4.6 bilionë vjet. Nderkohe pothuaj te gjithe shkencetaret shprehin mendimet se proceset tokëformuese jane ato qe lindin nga veprimtaria e ujrave ne thellesi te tokes. Shkenca pranon se planeti yne e ka ndryshuar vazhdimisht trajten e tij. Fatkeqesite me te medha ne toke kane ardhur nga permbytjet e lumenjve dhe te perrenjve te fuqishem malorë. Permbytjet e tokes jane dukuri natyrore, te cilat shkaterrojne qytete, fshatra apo zona te tjera duke rrezikuar jo rralle here jetet e njerëzve. Duke folur per token nuk mund te mos permendet shkaterrimi nga gerryerjet qe i behet asaj prej ujrave rrjedhese, shkrirjes se debores dhe eres.Per kete aresye ne kemi te drejte te themi se uji jo kurdohere eshte vetem mik, por edhe armik i tokes dhe njeriut. Gjithsesi uji eshte dhurata me e çmuar e natyres per njerezimin. Ai eshte i pazevendesueshem. Uji si burim energjie gjate rrjedhjes se shekujve ka gjetur perdorim te gjere ne veprimtarine e shumellojshme te njeriut. Dihet se ne fillim, njeriu e perdori ujin per ujitje, me pas krijoi ujesjellesat primitive dhe me vone e perdori per sigurimin e energjise elektrike. Rolin me te madh uji e ka luajtur  per ujitjen ne bujqesi. Pa toke dhe uji nuk do te ekzistonte as njerezimi, nuk do te mbillej e kultivohej asnje kulture bujqesore. Lidhje të fortë kanë elementet tokë-bimë-uje. Mjafton te behet e ditur se per te marr nje ton drithe jane te nevojshem te perdoren 1500m3 uje, kurse sasia e ujit qe harxhohet gjate 1 viti per hektar, ne vendet qe kane uje nuk zbret  nga 5000 m3. Rritja e shpejte e popullsise, lëvizja e saj dhe zhvillim intensiv i ekonomise duhet te shoqerohet me kujdesin e veçante per ruajtjen dhe administrimin e mire te tokes si dhe kujdesin e ujit per ujitjen e bimeve te bujqesise, ate qe i nevojitet popullsise per te pire e higjene, apo per perfitimin e energjise elektrike. Studimet e bera per 15-20 vjetet e ardheshem parashikojne se kerkesat  per uje do te rriten 2-2.5 here. Pra toka dhe uji, si burimi me jetesor, ku ndodhi evolucioni i gjate ne planetin tone, mbetet kurdohere parimi kryesor i njeriut, per ta ruajtur, mbrojtur dhe pasuruar ate. 

Nderhyrja e njeriut nëpermjet veprimtarise se tij per te mbrojtur token bejne te mundur  krijimin e kushteve specifike natyrore, ku baraspesha  fillestare prishet dhe vendoset nje baraspeshe e re midis sasise se tokes qe krijohet ne varesi te kushteve gjeoklimatike dhe asaj qe prishet dhe shkaterrohet nga forca te ndryshme te natyres.

Shkaterrimi i tokes jo vetem ne vendin tone, por edhe ne shume vende te tjera te botes konsiderohet si fatkeqesi kombetare pa u kufizuar vetem me token, por edhe ne shume sektore te tjere te ekonomise ne teresi. Sot ne bote rreth 6 miliarde ha toke  i nenshtrohen ne shkalle te ndryshme  faktoreve te veprimit te erozionit. Ky eshte nje alarm i madh per njerezimin.

Erozioni eshte procesi natyror i veprimit te ujit dhe eres mbi token. Megjithate, shkalla e erozionit mund te rritet shume nga aktivitetet e papershtashme te njerezve. Nivelet e larta te erozionit paraqesin nje sere problemesh dhe te gjitha jane te pranishme sot ne Shqiperi, perkatesisht: Prishja e cilesise e tokes dhe humbja e pjellorise; Eshte shtuar rreziku i rreshqitjeve te tokes dhe humbjes se saj; Depozitimi i sedimentit ne lumenj, qe ndryshon rrjedhen e tyre natyrore dhe ekologjine; Akumulimi i trupave te ngurte prapa digave, duke ulur sasine e ujit ne liqene dhe rrjedhimisht ulin kapacitetin e vellimit te ujit ne dispozicion te furnizimit te pergjithshem me uje te pijshem dhe per vaditje si dhe ulin kapacitetin e vellimit prodhues te impianteve te prodhimit te energjise elektrike. Transportimi nga uji i sedimenteve ne zonat bregdetare, duke ndikuar tek ligatinat, jeten nen-ujore bregdetare dhe gjendjen e plazheve. Shpyllezimi, kthimi i siperfaqeve me kodra ne toka te punueshme, mbikullotja, zhdukja e siperfaqeve me drure frutore dhe ndertimet, sidomos i rrugeve, te gjitha keto zvogelojne siperfaqet me bimesi dhe si pasoje rrisin erozionin. Humbja e tokes ne nje vit varion nga nje minimum 20 ton/hektare ne zonat malore me bore ne periudhen e dimrit dhe nje maksimum 40 ton/hektare ne zonat me te uleta me shira ne dimmer, ne rastet ekstreme, kjo hubje arrin ne nivelet e 100 ton/ha/vit. Humbjet llogariten te jene 1.2 deri 2.3 here me te larta ne zonat pa bimesi ne krahasim me zonat me te mbjella.Nje pjese e madhe e sedimentit te gerryer perfundon ne lumenj. Funksionet natyrore te fushave qe permbyten ne shperndarjen e ketij sedimenti kane ndryshuar, pasi lumenjve u eshte hapur shtrati per mbrojtje ndaj permbytjeve dhe per qellime bonifikimi te tokes dhe shumica e sedimentit tani transportohet ne det, gje qe rrit nivelin e turbullires dhe demton faunen dhe floren e vlefshme. Praktika e nxjerrjes se zhavorrit nga shtrati i lumenjeve kontribuon gjithashtu ne probleme erozioni, duke ndryshuar karakteristikat e kanaleve te lumit dhe ngarkesen e sedimenteve

Mbi bazen e te dhenave te disponueshme, eshte llogaritur qe afersisht 16 milion ton ose 4 m3 per person ne vit te materialeve te ngurta derdhet ne det. Keto te dhena tregojne, edhe nje here per nje nivel te larte te lendes organike ne sedimentet, deshmi e faktit qe pjesa me e madhe materialit organik eshte toka me e mire, aq e domosdoshme per bujqesine. Kontrolli i erozionit eshte kerkesa kryesore, e shoqeruar nga praktikat e administrimit te baseneve te lumenjeve te cilat ulin efektet negative te transportimit dhe depozitimit te sedimenteve. Humbjet e tokes si rezultat i erozionit ujor ne vendin tone jane ne vlera te larta dhe perbejne nje rrezik serioz per stabilizimin e tokes bujqesore dhe jo bujqesore. Ne shume zona te territorit te vendit fenomeni i erozionit eshte shembull i gjalle i prishjes se ekuilibrit te formimit dhe shkaterrimit te tokes. Ne kete kontekst humbjet e tokes jane rezultat i faktoreve gjeoklimatik dhe njerezore, ndikimi i te cileve ne zona klimatike dhe tokesore te vendit dhe perparesia e faktoreve eshte i ndryshem duke anuar here nga njeri dhe here nga tjetri. Proceset e formimit dhe format e tokës jane  konceptuar dhe veshur me ide,por tregusit për përbërësit e sistemit bregdetar, mjedisi bregdetar dhe niveli i detit, baticat dhe zbaticat, ndryshimet e nivelit të detit, ngrohja globale, ngritja e nivelit të detit dhe erozioni bregdetar.Proceset e erozioni dhe depozitimet në (plazhet, ishujt barrierë), ushqimi i plazheve, erozioni dhe depozitimi , profili i plazhit me guraleca, ishujt barrierë, formimet e koraleve dhe deri tek planifikimi i vijës bregdetare dhe disa rregulla të administrimit të bregdetit, të gjitha këto perbejne nje pune studimore te per nje ecuri të metejshme ne ndertimin e shoqeruise tonë. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›