E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Shtetasit shqiptarë më të sigurt se kurrë falë angazhimit të qeverisë

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka reaguar dje nga akuzave të opozitës lidhur me sigurinë vend. Nishani ka theksuar se në këto tre vjet Shqipëria dhe shqiptarët janë më të sigurt se kurrë falë luftës me zero tolerancë që qeveria i ka shpallur të gjitha fenomeneve si trafiku i drogës, qenieve njerëzore, lufta kundër krimit të organizuar etj. “E shoh të detyrueshme të bëjë me dije një shqetësim që kohët e fundit që do të ishte gjysma e së keqes po të ishte politik. Duke artikuluar akuza të pabaza ndaj një institucioni të shtetit shqiptar, ndaj një institucioni i cili ligjërisht i ka shpëtuar prej kohësh vendimmarrjes politike, nga një institucion i cili i ka shpëtuar komandimit dhe ndikimit nga grupet kriminale, ndaj një institucioni i cili për shkak të vullnetit politik të kësaj mazhorance, për shkak të bashkëpunimit të konsoliduar me partnerët ndërkombëtarë ka ofruar standardet më të arrira të Shqipërisë dhe shqiptarëve në konceptimin e sigurisë së individit” është shprehur Nishani. Ai ka theksuar se falë kësaj maxhoerance dhe falë vullnetit politik të qeverisë ky institucion ka bërë të mundur që të gjithë ato grupe kriminale, që zotëronin rrugët dhe qytetet e Shqipërisë vetëm katër vite më parë të jenë pas hekurave të qelive dhe para drejtësisë. Sipas tij këto grupe eliminonin biznesmenët në punët e tyre të ndershme, këto grupe nuk ekzistojnë më. “Aktualisht, theksoi ministri, qytetarët shqiptarë falë angazhimit të këtyre strukturave profesionaliste,janë të lirë të udhëtojnë në të gjithë vendit pasi ekziston siguria. Sot nuk ka më banda me kapuça të dalin akseve të të gjitha rrugëve të Shqipërisë por të gjithë ata sot janë të dënuar dhe shqiptarët janë më të sigurt se kurrë. Në raportin më të fundit të DASH të paraqitur nga udhëheqësit amerikanë qeveria shqiptare paraqitej si një qeveri e cila ka përparime evidente në luftën kundër trafikut dhe trafikantëve. Qeveria vlerësohej për masat e drejta dhe të ashpra ndaj atyre që organizonin trafiqet. Raporti vlerësonte gjithashtu se në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar”, nënvizoi Ministri i Brendshëm. Reagimit i Nishanit erdhi pas akuzave dhe shtrembërimeve të deputetëve socialistë Stefan Çipa dhe Pirro Lutaj të cilët në dalje të ndryshme mediatike duke deformuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›