E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesi Bare kercenon deshmitarin ne sallen e gjyqit



TIRANE - Rebelohet serish ne sallen e gjyqit kapoja i bandes se Lushnjes. Ne seancen e djeshme ne ngarkim te Aldo Bares ka pasur perplasje dhe debate ne momentet e dhenies se deshmive. Teksa Fatmir Taullahu fliste ne sallen e gjyqit Aldo Bare e ka kercenuar ate me vdekje. Taullahu do te deshmonte ne seance per vrasjen e te vellait nga banda e Lushnjes. Kercenimi u be ne nisje te seances nderkohe qe gjyqtarja Fatmira Hajdari ka kerkuar qe Bare te nxirret nga seanca.
Aldo Bare Alfred Shkurti akuzohet per nje sere veprash penale. Vrasje me paramendim te shtetasve Genci Kashari Xhevat Demiri Nimet Zenelit Masar Aliu vrasjes me paramendim te mbetur ne tentative te shtetasve Artur Daja Gramoz Selmani dhe Masar Aliu mbajtjes pa leje te armeve luftarake shkaterrimit te prones me zjarr te baneses se shtetasit Shkelqim Haxhiu krijimit te organizates kriminale dhe te kryerjes se veprave penale nga organizata kriminale. Dyshohet se krimet Bare i ka bere gjate vitit 1997 dhe me pas.
Ai u arratis nga Shqiperia per rreth dhjete vite. Alfred Shkurti kerkohej nga Drejtesia shqiptare per nje sere vrasjesh. Bare eshte ekstraduar ne nentor te vitit te shkuar nga Turqia.

30 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›