E Diel, 1 Nëntor 2026

Procesi gjyqesor kunder aktivistes se Femen ne Tunizi percarje ne opinion

Ka nisur në Tunizi gjyqi ndaj aktivistes ë Femen, Amina e cila akuzohet për fyerje të moralit publik, si dhe për shkrimin e një grafiti në varreza.
Por procesi gjyqësior ka ndarë në dy pjesë opinionin publik, me tradicionalistët që duan dënim shembullor nga një anë, dhe me lëvizjen për mbrotjten e të drejtave të grave nga ana tjetër.
Avokati i saj ka thënë për median se ajo nuk ka bërë asgjë për të dëmtuar varrezat apo për të ofenduar opinionin publik.
Por ajo që ka vënë në situatë të keqe 18 vjecaren janë disa fotografi ku ajo ka dalë topless në faqen e saj në ueb në shenjë proteste në muajin mars.
Tashmë ajo rrezikon të dënohet me dy vjet e gjysëm burg.
E shfaqur shumë pak herë në publik Amina u arrestua të dielën e kaluat më qendër të Tunizisë ku po protestonte ndaj një manifestimi të grupit salafit. Në burg ndodhen dhe tre anëtare europiane të lëvizjes Femen të cilat protestuan pak ditë më parë për lirimin e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›