E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama te Don Bosko Zona ka mbetur ashtu sic e kemi lene ne

Këndet e fjalës e kanë çuar kryesocialisti Edi Rama në zonën e Don Boskos, një nga më të populluarat në kryeqytet. Dhe Ramës i erdhi natyrshëm të hidhej në krahasime me kë e rrëzoi nga kreu i Bashkisë së Tiranës. 

U rikthye pas shumë kohësh në zonën e Don Boskos, dhe nuk rezistoi dot pa bërë një krahasim me kohën kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës. 

Lulzim Bashën që i zuri vendin, e kritikon për protagonizëm të tepruar mediatik. 

Një taksisti që ankohej për konkurrencë të paligjshme në këtë sektor, Rama i tha se kot ankohet te policët bashkiakë. 

Të ardhurve nga veriu u kërkoi të mos votojnë sipas krahinës. 

Ndërsa demokratëve të zhgënjyer, në vend të historisë së tij, u tregoi atë të Ndre Legisit. 

Në përfundim të këndit të fjalës, mori edhe një urim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›