E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Procesi i Berlinit/ Kryeministri Rama tur në Ballkan më 6 dhe 7 korrik

Kryeministri Edi Rama do të nis një tur në Ballkan, në kuadër të Procesit të Berlinit. Turi do të zhvillohet në datat 6 korrik dhe 7 korrik, ku kryeministri do të udhëtojë drejt Beogradit, Sarajevës, Prishtinës dhe Shkupit, ndërsa do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse.  

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha nga Ulqini se “Ballkani i Hapur” e ka kryer misionin për të cilin lindi, për të shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe se tashmë liderët e Ballkanit duhet të fokusohen në këtë nismë.

Më 16 tetor të këtij viti, Tirana do të presë samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›