Procesi “Monstra”, i akuzuari nuk ka qenë 6 muaj te liqeni

Procesi gjyqësor “Monstra” ka vazhduar sot me dëgjimin e një dëshmitari të palës mbrojtëse. Në cilësinë e dëshmitarit, është paraqitur sot një bujk nga Shkupi, i angazhuar nga i akuzuari Fejzi Haziri për të punuar tokën e tij.
Dëshmitari ka deklaruar para gjykatës se ditën kritike, rreth orës 19 e 30 minuta kishte qenë tek ara, porse nuk kishte parë e dëgjuar as fëmijë, as makina dhe as të shtëna në vendin ku ka ndodhur vrasja.
Të vetmen gjë që kishte parë dëshmitari, kishte qenë varka e verdhë dhe peshkatari.
I pyetur kur e kishte parë për të fundit herë të akuzuarin Fejzi Haziri, dëshmitari është përgjigjur se takimi i fundit i tyre ka qenë gjashtë muaj më herët, në vjeshtën e vitit 2011.
Dëshmitari ka theksuar se Haziri nuk kishte ardhur kurrë tek ara, që ndodhet farë pranë bregut të liqenit.
Në procesin gjyqësor “Monstra” akuzohen për vrasje dhe terrorizëm gjithsej 6 persona, dy nga të cilët janë në paraburgim në Prishtinë, ku po gjykohen për armëmbajtje pa leje./Indeksonline/