Hysa ngushëlloi familjen Aliti

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa ka dërguar ngushëllime për vdekjen e ish-kryetarit të PPD-së Abdurrahman Aliti. Në ngushëllim shprehet pikëllim për ndarjen nga jeta e politikanit shqiptar të Maqedonisë, raporton zhhurnal.
“Në këtë rast dhimbje, duhet të kujtojmë me krenari kontributin e tij të madh politik dhe intelektual në avancimin e pozitës së popullit shqiptar në Maqedoni”, thuhet në telegramin ngushëllues të ambasadorit Ylber Hysa./Indeksonline/