Rkthehen protestat në Tiranën e Re

Mëngjesin e sotëm, banorët dolën sërish në protestë, duke shprehur kundërshtinë e tyre ndaj pronarit të pallatit në ndërtim, i cili ka ndryshuar marrëveshjen e arritur më parë midis tyre për kompensimin e tokës në këmbim të banesave.
Ata tentuan të bllokojnë punimet, dhe kjo shkaktoi përplasjen me forcat e policisë së rendit, të cilët shkuan në vendngjarje për të garantuar sigurinë. Rrëmuja e krijuar në rrugë, ka shkaktuar edhe vështirësi në trafik, duke qenë se zona është një nga më të ngarkuarat në Tiranë për lëvizjen e automjeteve. Policia ka shoqëruar në komisariat disa persona që protestonin.
Muaj më parë, 6 gra u ngujuan për orë të tëra në soletën e pallatit, duke tërhequr vëmendjen e medieve. Pronari u premtoi se do të respektonte kontratën e arritur midis tyre. /Start/
2012-06-28 10:30