Procesi vazhdon 10 komuna ne zgjedhje me 31 korrik
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi dje qe 10 njesi vendore te cilat jane komuna tu nenshtrohen edhe njehere zgjedhjeve te reja lokale ne daten 31 korrik pra ne te dielen e fundit te ketij muaji. Vendimi u mor dje nga KQZ-ja me voten unanime te anetareve te saj dhe pa debate ne lidhje me ate cfare parashikonte drafti i komisionit per zgjedhjet ne keto zona. Keshtu me voten e gjashte anetareve te KQZ-se u vendos qe zgjedhjet te perseriten ne disa komuna te cilat i perkasin Qarkut te Shkodres Lezhes Korces Elbasanit nderkohe qe banoret e ketyre zonave te dielen e ardhshme do te votojne per kryetarin dhe keshillin. Nisur nga ky fakt zgjedhesit do te votojne per te zgjedhur drejtuesit ne komunat Shllak Pishaj Mollas Shale Armen Kolsh Finiq Qender Skrapar Paper dhe Zalldardhe. Ky vendim erdhi pasi ne komunat Shllak Pishaj dhe Mollas nuk u zhvilluan zgjedhjet me date 8 maj ndersa ne shtate njesite e tjera vendore u verejten parregullsi dhe per rrjedhoje u vendos riperseritja e gares elektorale. Ky vendim per perseritjen e zgjedhjeve ne keto komuna u mor nga gjyqtaret e Kolegjit Zgjedhor. Po keshtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjate mbledhjes miratoi modelin e vules per Komisionet e Qendrave te Votimit dhe kryetaret e tyre qe do te perdoren gjate ketyre zgjedhjeve te pjesshme. Tashme me kete vendimmarrje pritet qe KQZ-ja te njoftoje partite politike te cilat do te vendosin kandidatet e tyre ne kete gare per te percaktuar anetaret e tyre ne komisionet e niveleve te dyta dhe te treta. Po keshtu kjo vendimmarrje e detyron KQZne te pergatise te gjithe bazen materiale ne menyre qe ato tu dergohen qendrave te votimit te ketyre komunave brenda afateve ligjore. Keto zgjedhje qe do te zhvillohen ne keto komuna pritet te kalojne ne menyre te qete edhe per sa i perket pjese se administrimit e votimit dhe po keshtu per sa i perket pjeses se nxjerrjes se rezultateve. Nga ana tjeter gjate zgjedhjeve lokale te 8 majit u vu re qe pjesa derrmuese e komunave te Shqiperise u fi tua nga perfaqesuesit e koalicionit te mazhorances dhe kryesisht nga kandidatet e Partise Demokratike. E kunderta ndodhi me qytetet e medha te cilet ne pjesen me te madhe te madhe te tyre u fi tuan nga Partia Socialiste e cila ishte partia me e madhe e koalicionit te opozites Aleanca per te Ardhmen. Ndryshim ne keto zgjedhje beri vetem kryeqyteti i cili pas nje gare te gjate ne terren dhe po keshtu pas nje procesi edhe me te gjate ne KQZ dhe ne Kolegjin Zgjedhor u fi tua nga ana e kandidatit te mazhorances ne keto zgjedhje Lulzim Basha. Diten e hene pritet qe Lulzim Basha te konstituohet zyrtarisht edhe si kryetari i ri i Bashkise se Tiranes pas 10 viteve te drejtimit te kesaj partie nga ana e kryetarit te PSse Edi Rames.