E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti Subashi Ka tre elemente shtese per manipulimet

Selia roze zgjeron bazen e akuzes per zgjedhjet. Rikonfirmohet edhe oferta per reformat

Prej denoncimit me karakter politik per listat e zgjedhesve Partia Socialiste ka kaluar dje drejt zbardhjes se elementeve konkrete qe sipas saj kane percaktuar manipulimin elektoral te 8 majit. Deputeti i saj Armando Subashi ka bere te ditur se nisur nga te dhenat qe disponohen selia roze do ti perfshije ato ne padite penale qe ka dorezuar per keto ceshtje perpara se te niste procesi zgjedhor i 8 majit 2011. Sipas tij jane disa elementet e konstatuara ne sistemin e listes se zgjedhesve te cilet nese do te provohen si fakte atehere eshte e pritshme qe integriteti i te gjithe kuadrit te ngritur nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile do te bjere. Ne te gjithe Shqiperine kishte rreth 21 mije dublime te pastra dhe te fshehta. Nga keto rreth 5300 prej tyre rezultojne te jene vetem ne Bashkine e Tiranes. Se dyti ne liste ka dhe mjaft dublime te fshehta ku persona te caktuar kane ndryshuar vetem nje element te identitetit te tyre...Nje moment tjeter qe ne kemi trajtuar ne kallezimin tone eshte edhe krijimi i personave te rreme ose akoma me shume per krijimin e familjeve te rreme... Po keshtu  nje moment tjeter qe ne e kemi trajtuar ne kallezimin tone drejtuar prokurorise eshte edhe votimi i emigranteve. Ne disponojme lista te sakta te emigranteve sidomos ne Bashkine e Tiranes te cilet nuk kane qene prezent ne diten e votimit por nga te gjitha raportimet e komisionereve tane rezulton qe nje pjese e tyre te kene votuar sqaroi Subashi. Permes renditjes se bere ai ka paralajmeruar nder te tjera zhvendosjen e betejes ligjore per Tiranes ne organin e Prokurorise qe do te duhet tashme te hetoje rreth provave te pretenduara nga selia roze.  Po keshtu deputeti socialist ka nenvizuar edhe faktin se per zgjedhjet ne Tirane pretendimet dhe dyshimet jane adresuar shume qarte teksa nje padi ekziston edhe sa i perket tabeles se rezultateve. Ne pjesen me te madhe te qendrave te votimit kemi pasur nje mosrakordim total te shifrave. Shpjegimi i vetem eshte qe ne te gjitha keto kuti jane futur duart pra jane shtuar flete votimi nga persona te caktuar qofte ne KQZ qofte edhe jashte KQZ-se si perfundim morem ate rezultat te deformuar per Bashkine e Tiranes eshte shprehur Subashi. Pasi ka adresuar ceshtjen e zgjedhjeve nga e cila PS duket se nuk ndermend te heqe dore tashme qe pritet te publikohet edhe raporti i OSBE-ODIHR-it deputeti socialist ka riperseritur qendrimin e forces se tij politike rreth reformave ne vend dhe bashkepunimit me shumicen. Kjo do te jete pjese e nje strategjie qe do te percaktohet nga strukturat me te larta te Partise Socialiste. Une mund te bej thjesht nje koment ose te perserise ate qe ka thene edhe kryetari i PS-se qe ka ikur koha e arnimeve apo e nderhyrjeve pjesore ne legjislacionin shqiptar sepse gjithe pervoja e ketyre viteve ka treguar qe me nderhyrje rastesore me nderhyrje te momentit eshte e deshtuar dhe nuk jep rezultat tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›