Procesi zgjedhor, KQZ vendos sot për vulat rezervë
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot vendimin për të prodhuar vula rezervë për çdo qendër votimi, në mënyrë që të përdoren në ato momente kur komisionerët do të braktisin procesin duke marrë vulën me vete.
Por prodhimi i vulave rezervë do të jetë vetëm njëri hap pasi KQZ-ja ka vendosur që të mara masa paraprake për bllokimin e procesit nga komisionerët.
Ndërkohë që pritet të miratohet një akt që lidhet me zëvendësimin e komisionerëve që do të largohen nga detyra ditën e zgjedhjeve.
Sipas KQZ-së për komisionerët që braktisin detyrën parashikohen dënime nga 6 deri në 2 vjet burg.