E Diel, 1 Nëntor 2026

Prodhimet i vjeshtës, shitësit ulin çmimet mungojnë konsumatorët

Prodhimet vendase në tregun e Shkodrës po shiten me çmime më të ulëta, por kjo nuk ka sjellë rritje të kërkesës. Shitësit thonë se janë detyruar të ulin çmimet e fruta-perimeve, pasi numri i blerësve është i pakët dhe produktet rrezikojnë të mbeten pa u shitur. 1 Kg shega varion nga 50 deri në 100 lekë të reja.

“Ata që vijnë janë më shpejt, këtu vendet janë krejt lirë. Blejmë gjithçka, edhe shega, edhe atë, gjithçka blejmë”, u shpreh një shitës.

Ndërsa shitësit ankohen për mungesën e blerësve, vetë konsumatorët kanë zgjedhje të ndryshme kur bëhet fjalë për produktet që vendosin në tryezën e tyre. Një pjesë preferojnë prodhimet e importit, te tjerë zgjedhin prodhimet vendase, duke vlerësuar freskinë dhe origjinën e tyre.

Me shtimin e prodhimeve të stinës së vjeshtës në treg, nga frutat e deri te perimet, shitësit shpresojnë që çmimet më të ulëta të nxisin konsumin. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kjo periudhë do të sjellë më shumë blerës dhe do të lehtësojë shitjen e prodhimeve vendase, të cilat aktualisht po përballen me kërkesë të ulët.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›