E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhimi i energjisë, ja misioni i KESH-it

Rritja e prodhimit të energjisë elektrike nëpërmjet shfrytëzimit optimal të të gjitha kapaciteteve gjeneruese, duke garantuar harmonizimin e të gjitha aspekteve që lidhen me treguesit e sigurisë së punës të sistemit, cilësinë e shërbimit të mallit energji elektrike si dhe koston e saj. Orientimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare si një kompani tregtare me një vitalitet tekniko-ekonomik, drejt një tregu funksional dhe konkurrues të energjisë elektrike. Aplikimi i strukturave të reja ekonomike dhe institucionale, të cilat do të sjellin politika më eficente për energjinë dhe një vitalitet tekniko-ekonomik të Kompanisë (intensifikim dhe një eficencë më të madhe në lidhje me transferimin e teknologjive të reja nëpërmjet investimeve të llojeve të ndryshme, tërheqjes së kapitalit privat dhe investitorëve startegjik, vlerësim të riskut, prezencën e agjencive rregullatore etj.) në mbështetje të të gjitha reformave të ndërmarra në sektorin e energjisë elektrike si dhe specifikisht të dokumenteve të tilla, si direktiva për Energjinë Elektrike EU96/92, Deklarata e Selanikut, shtator 1999; Memorandumi i Mirëkuptimit i Athinës, qershor 2000; Dokumenti i Politikave për Energjinë, prill 2002; Memorandumi i Mirëkuptimit, Athinë, i nëntorit 2002; Direktiva 2003/50/EC për energjinë, 2003; Strategjia Kombëtare për Energjinë; Traktati i Mirëkuptimit i ESCEE, 2005. Mbështetja dhe zbatimi i politikave të Qeverisë për sektorin elektroenergjetik në lidhje me objektivat strategjikë për vlerësimin dhe zhvillimin e kapaciteteve hidrogjeneruese ende të pashfrytëzuara në Shqipëri, nëpërmjet partneritetit publik dhe privat të investimeve apo të skemave të koncesionit. Rritja e prodhimit të energjisë elektrike nëpërmjet optimizimit të përdorimit të rezervës hidroenergjetike në kaskadat e lumenjve Drin dhe Mat, si dhe nëpërmjet instalimit të teknologjive të reja dhe sistemeve moderne të kontrollit dhe automatikës në përputhje me standardet bashkëkohore. Garantimi i produkteve të shërbimeve ndihmëse, si rezerva e fuqisë aktive dhe reaktive, me qëllim rritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së punës të sistemit elektroenergjetik si dhe përmirësimin e treguesve të cilësisë së energjisë elektrike, si niveli i tensionit dhe frekuenca. Implementimi i suksesshëm i Projektit të Sigurisë së Digave në kuadrin e objektivave të programit rajonal për Komunitetin e Energjisë për Europën Juglindore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›