E Shtunë, 31 Tetor 2026

Verberia e urrejtjes dhe thirrja e shkrimtarit

Duke mos qene as politikan as letrar as analist dhe as hic gjithnje kam nje veshtiresi te madhe te shpreh ndjenjat dhe emocionet e mia me shkrim. Sot me shume me duket vetja si ajo gruaja e mire shtepiake me vullnet e deshire e cila ka perpara nje thes cope-cope te grisur e te ronitur dhe me nje pe e gjilpere ne dore rri e mendon e mendon ... e mendon... nga tia nis.

Thesi ne fund te fundit eshte thes por kur perpara ke nje popull te grisur e te copetuar nje qeveri te ronitur e te korruptuar nje opozite te capeluar e te mashtruar...nga tia nisesh Si tia fillosh nga ta marresh nismen nga cnivel e cmenyre nga ai me i thjeshti shqiptar anonim te cilin une e dua me te gjithe forcen e shpirtit tim nga ai me naivi me injoranti ai me i genjyeri i cfaredo moshe vec qe flasin SHQIP e qe jane kaq te dashur per mua njelloj

Sepse se pari jane shqiptare si une. Kemi jetuar bashke kemi qare bashke me te njejtat ligje me te njejtat proverba me te njejtat urime me te njejtat mallkime e me te njejtat kenge me te njejtat valle e muzike me te njejtat rite te gezuara.

Sot ky populli i im shqiptar tejet i dashur per mua e per te gjithe eshte ne buze te humbjes. Njeriu ne jete sben perjashtim asnjeri dashuron dhe urren me raste ne te njejten kohe. Pa fjale njeriu do me shume ate me te cilin gjate jetes zihet me pak e urrehet me pak.

Logjikisht teorikisht e biologjikisht njeriu do me shume femijen e tij per ate jep edhe jeten. Te gjitheve megjithate nje here ne jete e pakta na ka ndodhur te jemi edhe zemeruar edhe me femijet tane per pak kohe per shume kohe etj. etj. Ky zemerim rralle here dhe perkohesisht kalon dhe ne urrejtje.

Por asnjehere njeriu nuk mund te zemerohet me vendin e vet me popullin e vet sidoqe te jete ai ne momente te caktuara.
Jane pa diskutim me te shumte ata qe dhane jeten per popullin per atdheun e dashur ne pergjithesi sesa per femijen e tij ne vecanti.

Personalisht kam bindje se dashuria per atdhe eshte me e forta me e qendrueshmja dhe me e paluhatshmja sidomos. E bera kete hyrje e shkrova ne menyre automatike e te sinqerte per te shprehur dhimbjen qe me mundon ne keto momente. Une shoh popull te percare te egersuar te polarizuar gati per perleshje qe dihet sesi fillon por kurre sdihet sesi mbaron. Sa per demokrat socialiste komuniste LSI-sta e ista e ista te tjere kjo sme intereson fare fare fare.

Duke qene thellesisht i deshperuar per ku u katandisem si popull kam nje paragon qe ndergjegjshem me kujton kohen e luftes. Kohen e urrejtjes kur populli ishte i ndare si me thike ne dy pjese dhe fatkeqesisht fale demagogjise komuniste varferise okupatorit etj. Shumica perkrahte komunizmin ku fatkeqesisht beja pjese edhe vet personalisht me bindje te plote.

Bindje te cilat mu permbysen plotesisht brenda dy javesh ne Budapest ne zemer te kryengritjes kunder diktatures komuniste te vitit 1956 ku u ndodha duke shoqeruar nje te semure.

Aty pashe qarte se cfare mund te bej nje popull kur preket ne thelbin e ndjenjave e ne zemer dhe me deshperim i cili nuk mu hoq as sot e kesaj dite konstatova qe isha ne anen e gabuar te barrikades ne ate moshe 32 vjecare. Kam lexuar mbi habine e madhe te te huajve per interesin e jashtezakonshem qe shfaqim ne shqiptaret me pasionin e madh popullor per zgjedhjet habiten per skajshmerine ekstremizmin etj.

Per kete kam nje shpjegim. Kuptohet se pari se i nginjuri i ngopuri nuk e kupton te uriturin sidomos kur nuk e ka provuar kurre urine e bukes ne jeten e vet. Mendoj se nje shumice e nje populli qe ka nje nivel te larte jetese sigurisht dhe edukate-kulture ose anasjelltas nuk merren shume me politike ose merren shume me pak.Prova me e padiskutueshme eshte qe revolucionet e kryengritjet fermentohen atje ku ka varferi.
Konflikti ku ndodhet populli yne i varfer eshte i madh konfliktet sa me te medha te jene aq me shkaqe te medhenj kane. Interesat politike pa dyshim jane nje shfaqje e interesave ekonomike.

Vini re njeriu qe i ri femije qe kur per here te pare ne jeten e tij fut lugen se pari ne gojen e vet e jo ne gojen e tjetrit. Ky shembull primitiv apo empirik mendojeni si te doni na shoqeron deri ne vdekje pa perjashtim te gjitheve. Pra njeriu si kafsha lind egoist problemi komplikohet kur ndryshojne permasat e oreksit qe nga luga e vogel per vete e deri te parate milionat nderet e ofiqet etj etj gjithnje ne radhe te pare per vete.

Po i kthehem problemit te zgjedhjeve. Ndodhemi perpara dhenies se nje vendimi te Kolegjit Zgjedhor per zbatimin e ligjeve gjate procesit te numerimit te votave. Dileme e madhe dhe problem deciziv. Edhe ketu kemi nje shfaqje ta quaj teoria e luges ne gojen time dhe eshte momenti ta konkretizojme si teoria ne Gojen e Z. Kryeminister.

Kam degjuar me verejtje thelbin e konfliktit. A duhet vleresuar vota e zhvleresuar pasi nuk gjendet ne vendin e vet E verteta logjika thote se cdo vote e rregullt duhet numeruar edhe kur seshte ne kutine e vet. Arsyetim i mire. Ligji ne nje nen tjeter thenka se vota eshte e vlefshme kur eshte e vulosur sic duhet kur ka formatin sic duhet ngjyren sic duhet ne kutine sic duhet.

Nuk specifikon qe quhet e vlefshme edhe kur eshte ne kutine e gabuar por eshte e rregullt ama... e drejta e votes se qytetarit etj. etj. etj. e mund te diskutosh pa fund.

Paranteze didaktike

Kam kryer gjimnazin e jezuiteve ne Shkoder isha ne nje klase me te ndjerin Z. P. Gjeci megjithese kishim dy vjet diference. Nje prift teper i iluminuar Pater Fausti i pushkatuar krejt padrejtesisht nga regjimi komunist megjithese i huaj me nenshtetesi. Pater Fausti e dinte Kapitalin e Marksit ne menyre perfekte gje qe i vuri ne pozite te veshtire e qesharake profesoret qe erdhen apostafat nga Tirana te cilet me ne fund e denua me vdekje.

Pater Fausti gjate leksioneve duke iu referuar nje filozofi gjerman na keshillonte Kur keni nje problem te veshtire per te zgjidhur ku pro-ja dhe kundra jane veshtire per tu kuptuar atehere ekzagjeroni argumentet shume here ne fantazine tuaj shumezojeni me dhjete me njeqind dhe do te shikoni qe tabloja do tju sqarohet menjehere.

Kete teori - keshille nuk e harrova asnjehere dhe shumezimi i te mires e i te keqes ose ekzagjerimi me orientonin drejt ne jete duke e bere mundesine e gabimit zero ne menyre te pagabueshme. Do provoj te zbatoj teorine e filozofit gjerman ne rastin tone. Dy njerez ne nje taksi rastesisht gjejne tre flete votimi per kryetar bashkie te rregullta njeqind per qindvula firma ngjyra formati.

Te themi ishin ne favor te Lulezim Bashes ne date 8-9 maj. Pak rendesi ka. Ia dorezojne zotit Ristani. Fillon nje diskutim... fletet jane te rregullta shprehin vullnetin e individeve duhet te numerohen ska rendesi se ku u gjeten ato jane te pa numeruara kundershtaret alarmohen revoltohen kundershtojne turma ulerin e ndahet pro dhe kundra lexohet ligji e sterlexohet por vendoset me kater vota pro te numerohen pasi me ligj nuk shkruhet qartazi qe votat e gjetura ne Taksi rastesisht nuk duhen te numerohen e te quhen te pa vlefshme pra rrjedhimisht ato duhet te numerohen dhe jane te vlefshme... vazhdojme etj. etj.

Ne vazhdim te kesaj logjike te paturpesise dhe te forces une shkoj ne kinema dhe dua te hyj me force me bilete te rregullt te pa grisur por te dites se djeshme. Une them se kam te drejte se pari sepse kam paguar leket se dyti nuk e kam pare filmin data ska rendesi nje gabim i vockel jam pakez ca si miop dhe nuk i shoh mire numrat....Daltonik numrash.

Etj. etj. Por kemi edhe disa te tjere me bileta te djeshme dhe kur i fusim brenda fillojne e zihen per vendet ngaqe per nje vend jane dy persona.

Duke vepruar ne kete menyre ndodhemi perpara nje procesi i cili nuk ka fund pra nje zinxhir i pafund perplasjesh. Prandaj qe perpara sesa te filloje loja-procesi jane vendosur disa rregulla qe frenojne tentativat e interpretimeve manipuluese dhe grindjet.

Nuk kam ndermend tu jap mendimeve te mia karakter fejtoni por shembuj te tille mund te kompozosh pa fund. Deformimi i ligjeve interpretimi i tyre per ceshtje serioze kulmore ne menyre kaq ashiqare dhe super diskredituese nuk tregon se je budalla.

Z Kryeminister - mund te jesh pak a shume i semure psiqik skizofren por nuk je budalla. Kete e ben nje frike e madhe nje gjendje paniku nje ankth se mund te te zbulohet nje pasuri e paligjshme tmerri nga ajo qe mund te ndodhe dhe ku do perfundoj po filloi tatepjeta. Shembulli i Hosni Mubarakut ska nevoje per kasavet.

Fenomeni tjeter qe me shton trishtimin e me rendon ne zemer eshte verberia jone popullore. Me cfare mekanizmi arsyeton truri yne kombetar

Berisha ka treguar shume here se ne poshtersi me sherret e shejtanllekun e tij ka qene gjithmone disa hapa perpara kundershtarit. Keshtu ndodhi ne rastin e diskreditimit te Ilir Metes me videon e famshme keshtu ne rastin e vrasjeve te 21 janarit kur befasisht ndersa fliste per ndeshkimin prej drejtesise te fajtoreve nje dite te bukur shpalli komplotin e Pucit apo edhe kur nisi numerimi i votave nga KQZ nderkohe ditet e me perparshme kishte marre masat dhe kish vepruar me kutite qe ruheshin tashme nga policia e tij e veprimeve te dyshimta.

Edhe te salduara ne kuti prej llamarine sikur te ishin vendosur fletet me aq kohe te mjaftueshme netesh qe kishte ne dispozicion ai i rregulloi ato si i deshi se listat i kishte ne dore fletet po ashtu se vet i kishte shtypur disa edhe me njolla boje pavaresisht numrave te ndryshem te vulosjes etj. etj.

Por mbi te gjitha kishte ne dispozicion kontingjent brigandesh te posacem per te kryer kete detyre te posacme. Pra ndersa flitet neper konferenca shtypi e kontakte diplomatike makina e mashtrimit me te gjithe motoret e ndezur vazhdon te eci perpara duke krijuar avantazh kohen ne radhe te pare aq te nevojshme per Berishen ne situata teper ekstreme ku e fut ai shoqerine...

Me Berishen e paparashikuar ne poshtersi ndodh si me ate te rriturin qe mundohet te ushqeje me zor nje femije duke i afruar lugen te goja dhe nderkohe i thote se ja... po fluturon aeroplani.

Lulezim Basha nuk ka kundra tij vetem urrejtjen per 21 janarin per detin e falur per rrugen e abuzimeve etj. etj. por atij i bashkeshtohen urrejtja e krimeve te Berishes nga Gerdeci e te gjitha te tjerat qe nga 91-shi. Ashtu si trashegohet lavdia ne jetojme me e akoma mburremi me Skenderbeun trashegohet urrejtja inati ambicia dhe kjo fillon qe nga lufta per clirim 1941-1944. Vite te tera urrejtje inate krime persekutime te gjithanshme ne kemi jetuar te zhytur ne nje banje te themi Urrejtjeje.

Ska fare rendesi kush kunder kujt pse dhe sepse por qe ka qene per 2-3 gjeneracione. Kjo eshte e mjaftueshme per te tjetersuar dhe deformuar psikologjine e nje populli te tere. Shpesh e mendoj me shume dhimbje ndaj vetes e te tjereve nje moment humori te zi qe sikur te formohej ne Shqiperi nje parti politike me emrin Partia e Inatit Kombetar do ishte me e madhja me e fuqishmja e sidomos sidomos me e sinqerta.

Sikur pastaj tu shtojme ketyre viteve te inateve moderne 1912-2011 pra 100 vite plus katerqind vite inate pushtimi otoman deformimi sistematik... atehere kjo do te kerkonte nje studim psiko-analitik me shume volume.

Ne keto momente kur gjithe kjo situate rrezikon te perfundoje ne nje tragjedi te vertete ka akoma mendjetrashe teveqele birbo marifetesh te nendheshme pseudo-intelektuale e pseudo-analiste Apollon Bace Neritan Ceka Kujtim ashku etj. te cilet qellimisht e keqinterpretuan thirrjen e shkrimtarit Kadare per oportunitetin e cmuar te zgjidhjes paqesore qe ofroi ne te mire te popullit dhe te Shqiperise .

Shkrimtari me lupen e tij depertoi ne Banjen e thelle te Urrejtjes dhe i tronditur konstatoi semundjen kolapsin qe po zhvillohet nga dita ne dite dhe dergoi mesazh per te zbutur paqesisht efektet tragjike. I mencuri thote Te verteten e marrim vesh 1-nga budallenjte dhe 2- nga femijet.

Nga letra e Bashes drejtuar shkrimtarit Kadare me mbeti ne mendje nje doze e madhe mendjemadhesie e shfaqur prej Lulezimit nje pozite sigurie e shtirur dhe vetekenaqesie prej lideri te fryre nje pozite Bosi te cilat ia njihte vetes qe ne fillim te asaj letre.

Ne krye te pergjigjes Lulezim Basha e falenderon shkrimtarin Kadare duke i thene Ju falenderoj per shqetesimin qe shprehni per te ardhmen europiane te Shqiperise.
E pabesueshme Vertete ky djalosh i fryre fillimisht me pompen e Argites e me pas i ngritur ne lartesi pushteti me krikon e babait te saj Sali Berisha te kete arritur deri ne kete shkalle njohjeje te vetes si pronar te fatit te Shqiperise dhe te popullit shqiptar

Njelloj si nje pronar ferme do te falenderonte nje punetor ne pronat e tija i cili e sinjalizon Bosin se nje stalle e fermes ka rrezik te shembet.
Ne kete leter teper te varfer burokrate - komuniste alla Ramiz Alia shprehet qarte sigurisht pa dashje e verteta sesi dyshja Berisha - Basha e ka ne mendje Pronesine mbi Shqiperine.

Me siguri dhe me plot te drejte si ne te gjithe dhe Kadare vete do kete menduar me deshperim pak a shume keshtu Keta qenkan me te keqij sesa i kemi menduar. As qe e ve ne diskutim qe Kadare eshte me mire i informuar nga te gjithe ne shqiptaret megjithate me gjithe mendjen e tij te ndritur ka menduar ate qe se mendoi asnje ne 6 milion shqiptare eshte ulur dhe ka bere nje leter qe ne radhe te pare ose e thene me mire me se pari do i jepte Bashes e Berishes mundesine e arte te nje rehabilitimi kombetar populli shqiptar koken e falur nuk e pret e sidomos nje rehabilitimi nderkombetar pikerisht me mendimin kur eshte diskredituar si askush nga drejtuesit shqiptar qe nga 1912 e ketej me perjashtim te Enver Hoxhes.

Mos te harrojme qe Enveri u krijua e jetoi kur lulezonin diktaturat komuniste ne pothuaj gjithe Europen Lindore. Sot ky Berisha eshte i vetem sepse edhe diktatoret e tjere si Gedafi ai i Tunizise i Egjiptit... e tradhtuan ose po e tradhtojne tragjikisht.

Nje korife solist i shoqeruar nga nje qeveri te pandehurish ne perspektive. Pak a shume si Krishti ne Darken e Fundit me apostujt. Me nje ndryshim. Ne Bibel ka njembedhjete apostuj te ndershem dhe nje Jude tradhtar ndersa ne Qeveri ka njembedhjete jude dhe nje apostull Lulin e ndershem dhe e ka kete si te tille tani per tani

Them tani per tani mbasi do vije nje dite qe Luli perpara nje Jurie X ne daten Y do thote keto fjale plus minus Ju smund ta kuptoni tani se ne ate kohe 20082009 2010 2011 une isha ne nje trysni te tmerrshme te cilen ju nuk mund ta merrni dot me mend etj. etj.

Po te kete fat e Berisha te jete jetegjate do i ndajne bashke te keqijat sic po ndajne sot te mirat fatkeqesisht. Po te jete vetem e ka shume me te veshtire. Sigurisht autori i ketyre radheve sdo jete me ndoshta as Kadare megjithese i uroj qe te jetoje sa me gjate e sidomos te mos dekurajohet. Shqiperia ka nevoje per Ty Kadare kane nevoje ata qe te duan e te kuptojne por sidomos kane nevoje per Ty ata qe ste kuptojne ata qe ste duan e edhe ata pak qe mbase te urrejne.

Pra z. Basha duhet te dish qe dikur Solonin e lashtesise ne kohen e Greqise se vjeter bashkeqytetaret e tij e debuan nga shteti grek mbasi kishin frike se mos behej diktator a degjoni Po e perseris. E denuan me Ostrakizem i cili ishte nje lloj votimi i fshehte ne demokracine greke ku cdo qytetar shkruante ne nje pllake balte te pjekur aprovimin e tij ose mosaprovimin per te larguar per nje periudhe dhjete vjet nga shteti i Athines nje rival politik ne rrethana tensioni te madh shoqeror.

Dhe kjo demokraci ky fenomen baze i demokracise boterore ne shekullin e gjashte para eres sone qe po vazhdon sot te perfeksionoje planetin e tere me ndonje perjashtim te vockel ne nje Shqiperi te vockel ku nje kryeminister i vockel i lindur ne nje fshat te vockel me nje Lul te vockel dhe Benin e zbehte e te pa edukate ne KQZ A. Ristani dava me te vockel po thyejne ne menyren me barbare ato pllakat e vogla prej balte te pjekur te Solonit sot te transformuara ne fleta me ngjyra me kode me kamera etj. etj.

Sidoqofte zoterinj Basha e Berisha nje fakt eshte i pamohueshem nga te gjithe ne pa dallim feje krahine dhe ideje reminishencat e mia nga e kaluara Ju po hyni dhe do mbeteni ne historine e vendit tone Shqiperise. Nje koleg i Kadarese qe ka jetuar nje shekull e pak me pare ka lene nje shprehje te cilen hungarezet fatkeqesisht para vitit 1991 e kujtonin gjithnje Te dhjere por krenare.

Duke pasur mes tone Partine e Inatit Kombetar ne terrenin e deformimeve sistematike te trurit u kerkojme te huajve qe te nderhyjne mes nesh si arbitra.
Si kerkoni ju tani qe truri yne te punoje njesoj me trurin e miqve te OSBE-ODHIR-it apo te miqve tane amerikane Ku munden keta te huaj te edukuar tjetersoj te kuptojne batakcilleqet e ajkes se batakcinjve tane kombetare. Shoh se keta te huaj kane bere perparime te dukshme ne konkluzionet e tyre por prapeseprape te huajt jane larg hesapit tone.

Dy fjale per opoziten. Lexoj disa komente naive qe mendojne se Kadare favorizon opoziten. Mendimi im Ne qofte se Basha Berisha do kishin pranuar propozimin e arte do te gjendej menyra per ta kthyer situaten ne favor te tyre. Berisha ka bere autokthesa shume me te forta. Fundja kjo do i falej dhe nga nje mase e injorances qe i vete mbrapa intelektualet nuk diskutohen. Nga pikepamja ime ky veprim rrjedhimisht do bente qe Opozita do dhe duhej ta konsideronte terheqjen e Bashes si lemoshe e falur prej Shumices.

Na merrini celesat dhe mos u ndjeni. Ju a lame vete etj. etj. Per Ramen dhe per partine e tij do ishte nje embelsire me nje doze kurare brenda. Kurare eshte nje substance jo helmuese relaksuese e muskulatures qe perdorej para operacionit ose e cila vihej ne majen e shigjetes dhe kafsha e gjuajtur paralizohej nuk levizte por ishte e gjalle plotesisht.

Pas dhenies se kesaj embelsire me kurare brenda Edi Rama ne vazhdim nuk mund te kerkonte zgjedhje te parakohshme e as te tijte jo me. Keshtu do ndiheshin me duar te lidhura Rama e te tijte se bashku. Nderkombetaret do ia kujtonin Rames gjithnje kete akt fisnikduke i thene Berisha u tregua me ju i kuptueshem njerezor i kulturuar etj.

do revolte edhe pse e drejte do quhej nga jashte e nga brenda Mistrecllek mosmirenjohje plangprishese etj. etj. Do kishte zera qe edhe me pak vaisje sdo mungonin qe tia vinin Rames ne kurriz te gjitha protestat deri te mendimi i vajosur se ....Berisha ky gjysh i shkelqyer me kete Engjell shpetimtar si Basha absolutisht nuk kane dhene urdher per te qelluar ne 21 Janar. Do gjendej nje koke turku p.sh fajin e ka ai Ahmet Burgajeti se eshte edhe kusheri i larget i Ahmet Zogut. do gje ben vaki ne Shqiperi.

Nderkohe me kete Qime te re ujku plak Berisha do kishte te gjithe kohen e mjaftueshme qe te permiresonte kodet e zeza te korrigjonte te gjitha gabimet e bera ne nderrimet e kutive apo votave do kishte mundur qe te fabrikonte nje Arben Ristani tjeter te ri te pakonsumuar qe per dy vjet do kishte mundesi te hiqte nga fjalori i tij vulgar dicka me shume rendesi fjalet - Po qe e more vesh ishallah dhe vazhdojme etj. etj.

Me kete gjest terheqjeje Berisha do kishte mundesine qe duke bere nje hap prapa pergatiste kapercimin e sigurt me dy hapa perpara per zgjedhjet e 2013-es. Tashme ne keto zgjedhje shkonte me kozmetike te re politike me avantazhin e harrimit e te larjes se perkohshme te shume zullumeve dhe rikarikim te baterive politike te PD-se me energji te re te akumuluar gjate dy vitesh deri ne 2013-n...

Pra nuk e pranuan celesin e arte ne tabaka sermi qe u ofroi shkrimtari Kadare me letren drejtuar Bashes por mendjeshkurter nga paniku i gjynaheve qe u rendojne mbi kurriz i thane shkrimtarit Kadare se po te terhiqeshin atehere rrezikonin te binin ne nje veprim antidemokratik. Keta ngurojne perpara nje veprimi se mos po shkelin sadopak ligjet demokratike

Shkrimtari Kadare u dha ne dore nje pakete te ndare me dysh. Nga njera ane me veprimin terheqes nga ndeshja ata ktheheshin ne burra te kuptueshem tolerant gjeneroz ne te mire te vendit dhe me gjysmen tjeter te paketes mpakte kerkesen e Rames per zgjedhje parlamentare te parakohshme. Pra shtrihej paqja mes dy kundershtareve jepej oportuniteti per rehabilitim i shumices ne syte e njerezve dhe clodheshin muskujt ftoheshin mendjet deri ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare etj. etj.

Ja pra ku jemi te mencuria e Gjeniut.
Me kujton Ajnshtanin i cili u thoshte miqve Nepermes veshtiresive te nje problemi shikoni se fle oportuniteti i arte i zgjidhjes.

Nuk mund te mos permend me kete rast nje urtesi te At Donad Kurtit. Perrallen e djalit me tre shanse te medha. Para nisjes per rruge djali shkon e sheh fatin te nje fallxhore. Fallxhorja i thote se gjate rruges do te kishte tre shanse te medha prandaj te ishte i kujdesshem ne kuptimin e tyre. Nuk me kujtohet ble i pare por do te vazhdoj me te dytin e te tretin.

Duke ecur djali pasi e kish neglizhuar shansin e pare ndesh ne rruge nje peshk. I ankohet peshku se i dhembte koka dhe djali ia shtyp e nga goja e peshkut del nje xhevahir. Peshku i thote qe ta marr por djali e refuzon e shtyn me kembe duke i thene se e prisnin tre shanse te medha gjate rruges. Vazhdon e ne rruge e siper ndesh tre djem qe po sulmonin nje tjeter. I shkon ne ndihme te gjorit dhe djali i shpetuar na doli qe ishte nje vajze e re e bukur e cila si mirenjohje i kerkoi qe te martoheshin. Djali sigurisht e refuzoi me shpresen e shanseve te medha perpara.

Kjo vajze ishte e bija e mbretit oferta e se ciles per martese u refuzua nga djali i shanseve. Vazhdon djali rrugen e ndesh me nje arushe te madhe. E mberthen arusha me puter e degjon djalin ti lutet Te lutem mos me cart se me presin tre shanse te medha perpara. Arusha i pergjigjet Djalosh hajvan i pate por nuk i kuptove. Lulezim -hajvan te erdhi shansi te konsideroheshe hero por nuk e kuptove.

Keshtu si shkoi puna Rama nga refuzimi i shansit te Bashes ka rreth vetes nje koalicion me te ngjeshur edhe ate shumice te lekundurish Berisha ia dha Rames dhe 2013-ta nuk eshte larg. Ndersa ne qofte se me kete duel fiton e drejta e votes miell e jo krunde me vjen ne mendje nje varg
...se me gushtin bashke
iken edhe vapa
Zoti na ruajt
cdimer vjen mbrapa...

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›