Prodhimi vendas, ulen çmimet në tregjet e kryeqytetit
Në ndryshim nga vitet e tjera, këtë vit prodhimi i vendit ka arritur që të mbajë çmimet e fruta-perimeve të ulta.Tregtarët shprehen se këtë vit mallrat e importit janë shumë të pakta, pasi prodhimi në vend ka qenë shumë i mirë.
Pavarësisht kësaj, ata pranojnë se ditët e fundit të vitit pati rritje të çmimeve dhe kjo si rezultat i futjes së mallrave të importit për shkak të konsumit të tepërt.
Pavarësisht uljes së ndjeshme të çmimeve ajo që konstatohet prej tregtarëve është fakti se blerësit janë gjithmonë e më të paktë.
Pakësimi i konsumit është një prej efekteve të krizës që është pranuar edhe prej institucioneve të vendit tonë.