E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani-SHBA-së: Akti i marinsave humanitar dhe pozitiv

Teherani ka përshëndetur sot aktin humanitar të Marinës Amerikane, e cila shpëtoi 13 iranianë nga piratët, të cilët kishin rrëmbyer anijen e tyre të peshkimit.

Zëdhënësi i ministrit të jashtëm, Ramin Mehmanparast ka thënë për transmetuesit iranian, “Al-Alam” se Irani e vlerëson si humanitar dhe pozitiv aktin e shpëtimit të jetëve të iranianëve nga ana e forcave amerikane dhe se e mirëpret një sjellje të tillë.

Gjatë të premtes ushtria amerikane bëri me dije se një luftanije e saj ka shpëtuar peshkatarët iranianë, të cilët kishin kaluar 45 ditë robëri në duart e piratëve, që mendohet të jenë somalezë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›