E Diel, 1 Nëntor 2026

Prodhuesit e automobileve nga vendet ne zhvillim mund te behen konkurrente

Shtetet e BRIC-ut Brazili Rusia India dhe Kina po pushtojne gjithnje e me shume pjese te tregut boteror te automobilave. Ndersa ne vitin 2008 24 perqind e te gjitha makinave te reja prodhoheshin dhe shiteshin ne keto vende ne vitin 2025 do te jene 40 perqind. Kjo rezultoi nga nje sondazh qe shoqeria per auditimin ekonomik KPMG beri me 200 menaxhere drejtues te industrise se automobilave ne mbare boten.

Makina e se ardhmes

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Eksperti i KPMG-se Mathieu Meyer

Menaxheret e pyetur nga KPMG per makinen e se ardhmes supozojne se deri ne vitin 2025 konsumatoret ne vendet ne zhvillim do te kerkojne te njejtin koncept per makinat si konsumatoret ne vendet industriale keshtu konstaton ne bisede me DW-WORLD.DE Mathieu Meyer drejtor i sektorit te automobileve te KPMG Ndarja tradicionale ne keto dy grupe Vende te zhvilluara dhe vende ne prag te zhvillimit ky kufi po zbutet gjithnje e me shume.

Ai mendon se ne njeren ane ketu qendron nje shans i madh per koncernet e njohura te automobilave. Eksporti i automjeteve thjeshtohet ne mbare boten kerkohen modele dhe pajisje te ngjashme. Nga ana tjeter ekspertet e pyetur jane te mendimit se prodhuesit ne vendet ne prag te zhvillimit do te mund ti shesin produktet e tyre me mire ne vendet e zhvilluara duke rritur keshtu eksportet e tyre.

Sulmues nga Azia

Bildunterschrift

Prandaj menaxheret parashikojne Nga dhjete prodhuesit e makinave qe do te pesojne ne te ardhmen zhvillimin me te shpejte shtate jane te vendosur ne Azi prej tyre kater vetem ne Kine. Prandaj mund te supozohet thote Meyer se deri ne vitin 2025 pjesa e tregut te prodhuesve kineze do te rritet shume edhe ne vendet ne zhvillim.

Megjithate sipas mendimit te eksperteve te KPMG do te zgjase shume vite derisa automjetet kineze te arrijne te shesin ne Evrope ne ate mase si per shembull koreanet sot. Nga ana tjeter prodhuesit kineze kane arritur te zene vend ne vendet fqinje aziatike dhe te nxjerrin te fitime te mira nga eksportet. Por edhe ne pjese te tjera te botes prodhuesit kineze te makinave jane tashme te suksesshem. Ata kane prani ne Afrike ne Ameriken e Jugut thote Meyer. Ai mendon se prodhuesit kineze te makinave do ti shtojne fillimisht eksportet permes ketyre tregjeve dhe gradualisht me inovacione te reja do te kene edhe produkte qe do te ishin me vone terheqese edhe per tregun evropian dhe per tregun amerikan.

Kriteret e blerjes perzihen

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Makinat kineze ne ekspansion

Ne pergjithesi industria e automobileve po behet gjithnje e me e pasigurte se si do te jete makina e se ardhmes per te plotesuar kerkesat e konsumatoreve. Krahasimet e sondazhit aktual te KPMG-se me studimet e viteve te fundit kane treguar Ne te kaluaren kursimi dhe harxhimi i paket i karburantit kane qene kriter i rendesishem i shitjes thone menaxheret e pyetur. Por ne studimin aktual luajne nje rol gjithnje e me te madh edhe mbrojtja e mjedisit siguria dizajni dhe komforti. Meyer nxjerr nga kjo konkluzionin Kriteret per blerjen e automjeteve perzihen gjithnje e me shume dhe prandaj eshte me e veshtire per prodhuesit e automobileve qe te percaktojne saktesisht makinen e se ardhmes dhe ta prodhojne ate.

Motoret me djegie para motoreve elektrike

Persa i perket motorit e ardhmja i takon elektromobilitetit. Por mendimet jane shume te ndryshme se ne cfare teknologjish duhet te bazohet ne te ardhmen prodhuesi. Keshtu dy prej tre eksperteve te pyetur mendojne se makinat qe drejtohen me rryme elektrike do te perbejne maksimumi 15 te makinave te reja te lejuara ne treg. Per motorin e vjeter me djegie edhe pas studimit aktual te KPMG vlen akoma deviza te shpallurit te semure per vdekje jetojne me gjate.

Autor Klaus Ulrich/Angjelina Verbica
Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›