20 vjet nga pavaresimi i Kroacise

Ne 25 qershor 1991 Kroacia dhe Sllovenia shpallen pavaresine nga federata jugosllave. Si reagim ushtria popullore jugosllave sulmoi qytetet kroate. Vendi u gjend ne lufte. Ne bashkesine e atehershme evropiane pati diskutime te ashpra se si duhej vepruar. A ishte me mire te njiheshin dy republikat jugosllave si shtete te pavarura apo jo
Nderkohe qe francezet dhe britaniket kishin rezerva dhe mbeshtesnin nje zgjidhje qe parashihte reformimin e Federates Jugosllave Gjermania mbeshteti pavaresine e Sllovenise dhe Kroacise.
Ne u angazhuam per njohjen pasi kjo eshte e drejta e vetepercaktimit te popujve kujton eurodeputeti gjerman Elmar Brok. Pikerisht ne gjermanet e dinim nga pervoja se e drejta e vetepercaktimit te njerezve e cila solli edhe bashkimin gjerman duhej te ishte e hapur edhe per shtete te tjera si Sllovenia dhe Kroacia thekson Brok.
Ne fund ish-ministri i Jashtem gjerman Hans-Dietrich Genscher arriti tia dilte mbane ne 15 janar 1992 Kroacia dhe Sllovenia u njohen si shtete te pavarura ne plan nderkombetar. Por kjo nuk nenkuptoi edhe fundin e luftes.
Te pavarur dhe ne lufte
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shperberja e Jugosllavise
Ne ate moment nje e treta e Kroacise ishte e pushtuar nga kryengritesit serbe te cilet mbeshteteshin fuqimisht nga ushtria jugosllave. Ata nuk donin te jetonin ne nje Kroaci te pavarur por se bashku me serbe nga republikat e tjera federative ne nje shtet te perbashket. Pas njohjes pati perkohesisht perfundim te konfliktit te armatosur ne Kroaci zonat e pushtuara ndodheshin jashte fuqise administrative te qeverise qendrore ne Zagreb.
Kjo ishte per kohe te gjate arsyeja perse Bashkimi Evropian nuk pranonte te hapte negociata anetaresimi me Kroacine. Nuk mund te negociohet me shtete te cilat jane pjeserisht te pushtuara thuhej nje Bruksel. Kur Kroacia ne vitin 1995 me nje aksion ushtarak rivendosi kontrollin mbi territoret e pushtuara duke i rifutur ne territorin e saj shteteror pikerisht kjo u be objekt kritike per udheheqjen kroate.
Ketu u shtuan edhe padite kunder gjeneraleve kroate para gjykates se Hages per krime lufte Kroacia nuk pranonte ti dorezonte pasi nuk i shihte si kriminele por si heronj te luftes per atdheun. Kroacia po largohej gjithnje e me shume nga BE-ja dhe po izolohej vazhdimisht. Doris Pack eurodeputete ne grupin e Partise Popullore qe prej vitit 1989 mendon se BE e neglizhoi Kroacine per nje kohe shume te gjate.
Vetem pas vdekjes se presidentit te pare te Kroacise Franjo Tuxhman i cili konsiderohej edhe jashte vendit si nacionalist dhe autoritar dhe pas ndryshimit te qeverise ne vitin 2000 kur ne pushtet erdhi koalicioni i qendres se majte nen drejtimin e kryeministrit Ivica Racan Kroacia filloi te afrohej serish me Evropen. Ne tetor 2005 filluan zyrtarisht negociatat per anetaresim me BE-ne dhe plot gjashte vjet me vone ne dhjetor 2011 u nenshkrua marreveshja e anetaresimit ne Bruksel.
Referendum per anetaresimin ne BE
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Koalicioni i ri Kukuriku fitues ne zgjedhjet e 2 dhjetorit ne Zagreb
Ne kete kohe Kroacia ndryshoi nga nje shtet i drejtuar ne menyre autoritare ne drejtim te nje demokracie aktive thote Hannes Swoboda raportues per Kroacine ne Parlamentin Europian. Ai beson se demokracia ne Kroaci eshte ankoruar thelle. Kete e tregojne edhe zgjedhjet e fundit ne muajin dhjetor pas te cilave nje koalicion drejtuar nga socialdemokratet zevendesoi qeverine e meparshme kristiandemokrate.
Ne Bruksel shpresohet qe pervoja e Kroacise do te sjelle nje dite ne BE edhe shtetet e tjera te Evropes Juglindore. Pasi Europa nuk eshte shtepi e perfunduar ejani dhe te ndertojme se bashku eshte motoja e eurodeputetes se gjelber Franziska Brantner e cila ne kohen e njohjes se Kroacise ishte 11 vjec. Edhe eurodeputeti liberal Graham Watson i cili deshiron te kaloje ne Kroaci ditet e fundit para perfundimit te referendumit ne fund te janarit ka nje mesazh te qarte para se gjithash per kroatet e pavendosur Europa nuk eshte e persosur por eshte me e mira zgjidhje qe kemi gjetur dhe funksionon.
Vendimi perfundimtar mbi te ardhmen e Kroacise eshte megjithate ne duart e vete kroateve dhe se si do te jete ai do te tregohet se shpejti Me 22 janar do te mbahet nje referendim per anetaresimin ne BE. Sipas anketimeve te fundit numri i euroskeptikeve eshte ne rritje dhe aktualisht vetem 51 per qind e qytetareve e mbeshtesin anetaresimin e Kroacise ne BE.
Autor Alen Legovic / Zoran Arbutina / E. Xhani
Redaktoi A Verbica