E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zardari kthehet në Pakistan nga Dubai

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari është kthyer sot në shtëpi nga Dubai.

Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i presidentit, Faratulla Babar i cili ka theksuar se Zardari është kthyer në shtëpi.

Udhëtimi një ditor erdhi pas konfrontimeve ndërmjet liderëve të civilëve pakistanezë dhe ushtrisë, mbi një hetim rreth rolit të qeverisë në një skandal, lidhur me një memorandum misterioz, që kërkonte ndihmë nga SHBA-së në uljen fuqisë së ushtrisë.

Ushtria kishte paralajmëruar para pak ditësh për pasoja të rënda, pasi kryeministri Jusuf Raza Gilani kritikoi udhëheqësit ushtarakë gjatë një interviste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›