E Shtunë, 31 Tetor 2026

Producentja e BBC-së shpëton aeroplanin pa u djegur

Një fluturake transatlantike me destinacion në New York është detyruar të bëjë ulje në aeroportin e Glasgoë-it, dhe i pritur nga forca të shumta policore pasi që një nga pasagjeret ka gjetur një letër në të cilën shkruhej "Do të vë këtë aeroplan në zjarr"

Fluturakja e kompanisë Egypt Air e cila barte 326 pasagjerë u përcoll nga dy aeroplan luftarak të tipit Typhoon i forcës ajrore të Mbretris së Bashkuar (RAF) dhe pas aterimit është marë në kontroll nga forca të shumta policore në aeroportin e Glasgoë Prestëick në orët e pasdites.

Boeing 777 i cili udhëtonte nga Cairo për në aeroportin JFK të New York-ut ka ateruar në ora 15:30.

Nada Taëik, një nga Producentet e BBC-së ishte pasagjerja e cila rastisi në letrën e cila ishte lënë në tualetin e fluturakes, pasi që pa letrën i lajmëroj stafin e fluturakes.

"Menjëherë lajmërova ekuipazhin, ishte situatë shumë e frikshme" deklaroj producentja./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›