Qeveria “diskualifikon” opozitën!

Themelimet e shumë universiteteve publike dhe të disa komunave të reja nga PDK-ja në pushtet, ka bërë që partitë opozitare qysh në start të garës zgjedhore të ndjehen të “diskualifikuara”. Vendimet e Qeverisë, sipas analistëve politikë, janë në shërbim të PDK-së dhe kundër interesave të qytetarëve.
Ndonëse haoja e universiteteve dhe krijimi i komuinave të reja cilësohen si fushatë parazgjedhore, dhe jo si veprim i “sinqertë” i ekzekutivit, me këtë hap kryeministri Hashim Thaçi vetëm sa e ka forcuar partinë e tij në raport me votat e qytetarëve, ndërsa partitë opozitare i ka sjellë para aktit të kryer- humbjes së zgjedhjeve lokale, shkruan zëri.
Ndërkaq, partia e Isa Mustafës, ajo e Ramush Haradinajt dhe Lëvizja e Albin Kurtit deri më tash janë treguar pa alternativë kundrejt politikave të qeverisë për hapje universitetes dhe themelimin të komunave.
Deri më tash me vendim të Qeverisë së Kosovës është hapur Universiteti i Pejës, i cili ka filluar punën, është marrë vendimi për themelimin e Universitetit të Gjilanit, të Gjakovës, dhe të Mitrovicës./Indeksonline/