Prof. Alfred Frasheri, muzeu i gjallë i gjeologjise shqiptare
Nga ing. Ahmet ÇOLLAKU
Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi, do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe.
Edward R. Morrow (1908-1965), gazetar
Para ca vjetësh komunikova me prof. Alfred Frashërin dhe midis të tjerave e pyeta si i vlerësonte këto procese koncesioniste me të huajit. Në kushtet e globalizimit, më thotë ai, investimet e huaja janë normale, problemi është si bëhen kontratat. Nëse në ekipet do të punësohen specialistë me miqësi, siç bëhet, të huajt nuk kanë për të gjetur kurrë naftë apo minerale xeherore, sepse me ato një-dy vjet që rrinë, sado profesorë të zotë të jenë, ata kurrë nuk do të arrijnë të kuptojnë gjeologjinë e Shqipërisë. Njëzet vjetët e tranzicionit këtë e kanë vërtetuar katërçipërisht, konkretisht nuk është gjetur asnjë vendburim. Në ekipet e tyre nuk gjen asnjëherë specialistë shqiptarë që njohin zonën. Ka plot shembuj. Të huajt shfrytëzojnë si mos më keq ato vendburime që kemi zbuluar ne. Kjo është fatkeqësi për vendin, sepse vitet ikin, ata marrin copat më të pasura dhe më të lehta, konkretisht nuk zhvillohet industria për të punësuar shqiptarët. Këtë ua kam thënë të huajve që këtu e 20 vjet më parë në një kongres ndërkombëtar të EAGE-së në Firence të Italisë, si dhe disa kanadezëve që kërkonin bakër në Shqipëri. Kjo do të thotë të bësh një vrimë në ujë Dhe më pas vazhdon: Brezi ynë bëri një mal me punë, ne kemi detyrë ta dokumentojmë atë për brezat e ardhshëm. Unë kam zgjedhur shkrimin shkencor dhe atë popullor, ku i dihet, ndonjë ditë të bukur më mbushet mendja të shkruaj edhe një biografi për brezin tonë, sepse unë e konsideroj veten si pjesë të këtij brezi. Brezi ynë e gjeti naftën me dije, me punë, me sakrifica, me dashuri të madhe, kurse këta të huajt po e grabisin, sikur kjo Shqipëri të jetë një han pa zot. Kam shkruar dhe kam folur, po kush të dëgjon?!
Prof. Alfred Frashëri ka qenë prof. im në kursin e gjeofizikës. Ishin vitet kur mori çarje kampi socialist dhe shumë studentë shqiptarë u kthyen në atdhe pa mbaruar studimet. Një prishje në strukturë dhe teksturë. Ky vetëpushtim shqiptar lindi shumë iniciativa, njëra nga këto iniciativa ishte edhe ajo, kolera gjithçka me forcat e veta. Produkt i kësaj që edhe ngritja e kursit special të gjeofizikës në Fakultetin Gjeologji-Miniera në Tiranë. Sado dëshirën e mirë dhe përkushtimin e madh të disa pedagogëve dhe specialistëve të prodhimit, kjo iniciativë la një hije të keqe jo vetëm në aftësimin cilësor të studentëve, por dhe në personalitetin e tyre për të qenë specialistë shqiptare të zotë dhe të depolitizuar. Disa pedagogë të këtij kursi special ishte në nivel të ulët, pa kualifikim të përshtatshme për ato lëndë specifike të pa njohura deri në atë kohë, pa traditë, pa bazë materiale, pa laboratorë, pa eksperiencë, të cilat, ndihen edhe sot, edhe pasi kanë kaluar shumë vite. Shkollat e larta të degëve speciale ngrihen në bazën e një tradite, kjo sidomos për shkencat konkrete, siç janë shkencat e gjeologjisë, të kërkim-zbulimit të naftës, të xeherorëve etj. Por duhet thënë se midis pedagogëve dhe specialistëve që spikati për mirë në këtë kurs më shumë nga të tjerët ishte prof. Alfred Frashëri. Prof. Alfredi është një përjashtim nga sindroma me forcat e veta, paçka se ai vetë është më shumë, një specialist i vetëkualifikuar, autodidakt, i vetëperfeksionuar duke kërcyer nga shkolla në prodhim dhe nga prodhimi në fakultet. Për shembull, prof. Alfredi ishte shumë më lartë se i ndjeri H.T., i cili kishte mbaruar në Rusi dhe ishte emëruar drejtor në një ndërmarrjen gjeofizike të Fierit. Atë e caktuan të na jepte lëndën e sizmike, shkencën kryesore të studimit të Tokës Prof Alfredi ishte shumë më lartë.
Në pamje të parë profesor Alfredi dukej shumë serioz dhe i rëndë. Shkumësi i konsumohej shpejt teksa shkruante në dërrasë të zezë ato formula të gjata dhe të vështira. Puna e tij ka lënë hije në Fakultetin Gjeologji-Miniera, në atë godinë gati të rrumbullakët, mes atyre pemëve të gjelbëruara që thithen një pjesë të rinisë time. Tani pas shumë vjetësh ato pemët rrotull atij tempulli nuk janë më, me përjashtim të ndonjë të vetmuare, të plakur, që mundohet ti rezistojë kohës dhe vandalizmit shqiptar. Të vjen gjynah që ato pemë janë çregjistruar nga memoriet e të gjithëve. Rreth kësaj godine të bukur, janë ndërtuar apartamente të larta të cilët e kanë burgosur sikur ajo të jetë një Vatikan për keq. I kanë vjedhur horizontin nga të gjithë anët. Tani këtu për të dhënë mësim, kanë ardhur specialistë me tituj të lartë shkencor, por ata nuk thonë asgjë për perspektivën e naftës shqiptare, nuk vizatojnë ndonjë objekti konkret.
Po le të vazhdojmë me prof Alfredin. Që nga ajo kohë ka rrjedhur shumë ujë. Të gjithë pa përjashtim janë plakur. Prof. Alfredi është rritur, por jo plakur. Punë dhe vetëm punë. Puna e madhe që ai bëri e instaloi aty në atë fakultet, kur dihet se në Shqipëri cinizmi dhe lufta për karrige bëjnë hatanë. Edhe tani pas shumë vitesh, po ta soditësh me vëmendje teksa ecën në rrugë, ai të ngjan si një statujë lëvizëse me atë çantë varur në dorë. Ajo çantë varur përjetësisht në dorën e tij rëndohet nga formulat sepse formulat janë nervat e tij. Kështu dora dhe çanta e tij nuk kanë tradhtuar kurrë njëra-tjetrën, as në dimër dhe në verë, as në kohë gripi apo fushate zgjedhjesh, as në kohën moniste apo në këtë kohë tranzicioni, që zgjatet e zgjatet si Seri Furie. Tirana sikur nuk mund të nënkuptohet pa prof. Alfredin, kurse Fakulteti i Gjeologji-Minierave e mban aty pranë si një statujë akoma të pa zbuluar.
Ai lë rrugët e rrugicat, pastaj bën majtas, djathtas, gjithmonë duke u menduar, vret mendjen për të saktësuar një studim. Sado që ka shumë zhurmë, hapësira e gjerë e inspiron. Djajtë kanë hipur në makina, i ngasin ato pa limit, si në ekstazë. Ai ecën dhe interferon me të gjithë, po deri më sot nuk ka bërë vaki të përplaset. Prof. Alfredi nuk lëviz nga e tija. Çfarë mendon? Një Zot e di përgjigjet proverbi gjerman. Ai kurrë nuk mendon të vjedh, siç bëjnë shumë elitarë ulur në bankat majtas apo djathtas. Duke ecur këmbehet me lloj-lloj njerëzish. Prof. Alfredi u bë zot i vetes, sepse ai i qëndroi korrekt mësimit latin që thotë, se në dituri shkohet nëp
