E Shtunë, 31 Tetor 2026

Profesoresha e çoi peshë shkollën

Fotografitë lakuriq nga beli e lartë të Joanne Salley, profesoreshës 32 vjeçare të historisë së artit, e cila një kohë kishte punuar edhe si modele dhe udhëheqëse televizive, po bëjnë xhiro nëpër klasat e njërës prej shkollave më të shtrenjta britanike.

Profesoresha e bukur u fotografua vetëm me pantallona, pa jelekë fare, në mes rafteve përplot libra historie. Fotografitë i bëri kolegia e saj, fotografja profesionale Fiona Corthine në kabinetin e historisë së artit, shkruan Daily Mail.

Nxënësit zbuluan fotografitë në laboratorin e shkollës për fotografi, ku dikush i kishte harruar rastësisht në një USB.

Fotografitë e ish Miss Irlandës Veriore filluan me shpejtësi të bëjnë xhiro nëpër telefonat mobil dhe e-mailat e nxënësve.

Drejtoria e shkollës kërkoi nga nxënësit që t’i fshijnë fotografitë, ndërsa ata që vazhdojnë me shpërndarjen e tyre i kërcënuan me suspendim nga shkolla.

Pas këtij incidenti Salley braktisi shkollën me lot në sy ndërsa drejtoria nuk beson se do ta kthejë sërish në vendin e punës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›