E Diel, 1 Nëntor 2026

Mijëra njerëz hoqën stresin në luftën me jastëkë

Në shumë qytete të mbarë botës është shënuar Dita Ndërkombëtare e Luftës me Jastëkë, e cila ka për qëllim që pjesëmarrësit të lirojnë stresin me këtë luftë interesante.

Gati në 130 qytete – Londër, Paris, New York, Bruksel, Hong Kong dhe shumë qendra tjera botërore është shënuar dita e luftës me jastëkë.

Kryesisht njerëzit filluan të grumbulloheshin nëpër qendra të qyteteve, sipas një kohe të paracaktuar duke sjellë edhe jastëkë me vete. Shumë pjesëmarrës erdhën bile edhe me pizhame pasi kishin vetëm një qëllim – të kujtonin fëmijërinë dhe të largonin stresin.

Në Taipei, kryeqytetin e Tajvanit, shiteshin jastëkë me mbishkrimin “Lutuni për Japoninë” të cilët i shiteshin pjesëmarrësve në mënyrë që fondet e grumbulluara të dhuroheshin si ndihmë për viktimat e prekura nga tërmeti dhe cunami në Japoni, shkruan AP.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›