Profil/Netanyahu - të jesh kryeministër i Izraelit, profesioni më i vështirë i botës
Të jesh kryeministër në Izrael, është puna më e vështirë në botë, është një lojë dramatike e ekuilibrit midis interesave të shumta dhe kontradiktore. Një punë jo për të gjithë. Kjo për shkak se - ndryshe nga politikanët europianë dhe atyre amerikanë, të trajnuar në universitetet prestigjioze perëndimore - shpesh krerët e qeverive të shtetit hebraik kanë mbi shpatulla një jetë shumë më të vështirë. Ariel Sharon ka filluar të luftojë qysh i ri, dhe u ngjit në hierarkinë ushtarake duke u bërë gjeneral në moshën 28-vjeçare. Ehud Barak, ministri i Mbrojtjes, është ushtari më i dekoruar në historinë e Izraelit; Shimon Peres, në 1947, u zgjodh nga Ben Gurion si kreu i personelit dhe blerjen e armëve, pas një vit ishte ish-kreu i marinës; Yitzhak Rabin komandoi brigadën "Harel", thelbësore në pushtimin e Jerusalemit në 1948, kurse Begin, në Luftën e Dytë Botërore, u deportua në një gulag stalinist. Ata janë të gjithë burra të fortë dhe të dekoruar, me shpatulla të gjera mjaftueshëm për të përballuar luftëra, trazira dhe kriza diplomatike pak a shumë të thella.
Edhe Benjamin Netanyahu - Kryeministër nga 1996-1999, i cili u rizgjodh vitin e kaluar - nuk bën përjashtim. Para se të studionte Arkitekturë e Menaxhim, para se t’i hynte një karriere diplomatike në ambasadën izraelite në Shtetet e Bashkuara, Bibi ka kaluar pesë vjet në "Sayeret Matkal", njësi speciale e ushtrisë, e angazhuar në anti-terrorizëm dhe në mbledhjen e informatave të ndjeshme. Eshtë e njëjta forcë që vëllait të Beniaminit, Yonatan, i mori jetën në 1976 gjatë operacionit “Kohë me vetëtima”, teksa po shpëtonte pasagjerët e një avioni të rrëmbyer në Ugandë nga terroristët palestinezë. Ka qenë një shkollë trajnimi shumë e vështirë që ia nis Netanyahut botën e politikës, nga Ministria e Jashtme tek selia e Kryeministrit, e më pas si kreu i opozitës, si udhëheqës i Likud-it. Ashtu si paraardhësit e tij, Bibi ka një jetëshkrim të respektueshëm: dhe kjo është arsyeja që izraelitët i bënë thirrje të kryesonte qeverinë, pas viteve shumë e vështira të shënuara nga sëmundja e Ariel Sharonit dhe menaxhimi i keq i Olmert-it.
Që qeverisja nuk është e lehtë, megjithatë, është e qartë qysh me mbylljen e qendrave te votimit. Përkundër sondazheve, në zgjedhjet e shkurtit 2009, Likud-i merr një vend më pak se Kadima, partia e qendrës e themeluar nga Ariel Sharon. Dhe vetëm kur Tzipi Livni dështon për të bërë së bashku një shumicë, Presidenti Perez emëron Kryeministër Netanyahu-n, i cili është i detyruar të vërë së bashku një qeveri që përfshin dy parti; atë të laburistëve të Ehud Barakut, i cili është Ministri i Mbrojtjes – dhe Avigdor Lieberman, udhëheqësin e krahut të djathtë nacionalist “Beiteinu Yisrael”, i cili i ka kundërshtuar fuqishëm koncesionet politike e territoriale në kuadër të negociatave me palestinezët. Më 31 mars, qeveria merr besimin në Kneset. Shumë analistë vënë bast për një rënie të shpejtë të ekzekutivit, por Netanyahu, nën trysninë e bashkësisë ndërkombëtare, nuk do gjithsesi ta zhgënjejë "aleatin e pakëndshëm" të ultra së djathtës. Dhe kështu e mendon dhe Tzipi Livni, e cila gjatë muajve ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur idenë e një koalicioni të madh me Likud-in.
Pavarësisht nga parashikimet, megjithatë, Netanyahu mbetet në krye. Për të kuptuar se si ai ka qeverisur për dymbëdhjetë muaj, na e shpjegon ISI Leibler, ish-udhëheqës i komunitetit hebraik australian dhe tani një studiues, shkrimtar e gazetar i të përditshmes “Jerusalem Post”. “Në vitin e parë në detyrë, Netanyahu ka befasuar shumë duke e lëvizur partinë drejt një pozicioni të qendrës, dhe kuptohet pse ka marrë mbështetje të gjerë në politikën e brendshme”, thotë Leibler: "Paradoksalisht, i vetmi dallim në mes Likud-it dhe Kadima-s, partia kryesore e opozitës, ka të bëjë me personalitetet individuale më shumë sesa me vetë politikat. Nëse Livni do të ishte bërë Kryeministre, me përjashtim të disa hollëriave, ajo do të miratonte të njëjtën strategji si kjo e Netanyahu-t”. Politikën, megjithatë, nuk e vendos vetëm Kryeministri, Bibi, dhe Leibler kujton se Netanyahu “duhet të luftojë me presionin e madh të ushtruar nga administrata Obama, për koncesione të tjera të njëanshme, dhe kjo krijon tensione brenda qeverisë”. Tzipi Livni këto koncesione me siguri nuk do t’i pengonte, por që të merresh me “Yisrael Beiteinu” është shumë më e vështirë.
Marrëdhënia midis Uashingtonit dhe Jerusalemit është tipar themelor për të kuptuar të tashmen (dhe të ardhmen) e Qeverisë aktuale izraelite. Gjatë takimit të fundit me Barack Obamën, i cili ka shërbyer për të ringjallur marrëdhëniet midis dy aleatëve, Netanyahu tha se ishte gati për të marrë rreziqe për paqen, disa orë më parë, megjithatë, Lieberman ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e zgjerimit të bllokut të vendbanimeve që përfundon në fund të shtatorit, një subjekt shumë i dashur për miqtë e gjetur amerikanë. Ajo që e ndan Obamën dhe Netanyahun, megjithatë, nuk është vetëm Lieberman, por - në terma më të përgjithshme - një pikëpamje e ndryshme për Lindjen e Mesme. Më 4 qershor, 2009, në Kajro, presidenti amerikan i foli botës myslimane, duke riafirmuar vizionin e dy shteteve për dy popuj, dhe duke kujtuar se "Shtetet e Bashkuara nuk e pranojnë legjitimitetin e vendbanimeve të vazhdueshme izraelite, të cilat shkelin marrëveshjet e mëparshme dhe dëmtojnë përpjekjet për të arritur paqen”. E pra, dhjetë ditë më vonë, në universitetin Bar Ilan, Netanyahu flet për "rritje të natyrshme të kolonive ekzistuese”, dhe propozon "një shtet palestinez të çmilitarizuar" me Jeruzalemin si kryeqytet të vetin e pandarë nga Izraeli.
Qëndrimet e Netanyahu kanë kredi besimi të mëdha në Izrael. Menjëherë pas fjalës në Bar Ilan, gazeta liberale "Haaretz" preku pulsin e opinionit publik: miratimi popullor për Kryeministrin ishte rritur me 49% kundrejt 28% të regjistruar para leximit të fjalës së tij. Një pjesë e madhe e izraelitëve, për më tepër, është treguar gjithmonë skeptik ndaj Obamës, dhe kjo ndjenjë është shënuar edhe tek votuesit amerikanë (çifutë) dhe nga Partia Republikane, e shqetësuar në lidhje me qëndrimet e presidentit kundër shtetit hebraik. Kjo është arsyeja pse disa analistë në mbledhjen e fundit mes Obamës dhe Netanyahut, folën për "sukses" të kryeministrit izraelit, ndoshta në funksion të zgjedhjeve afatmesme, Presidenti amerikan uli pak tonet me sa duket me aleatin në Lindjen e Mesme. Shumica e amerikanëve, për më tepër, vazhdon të mbështesë Izraelin: "Opinioni publik dhe mbështetja e Kongresit nuk kanë qenë asnjëherë më e fortë”, thotë Leibler, edhe pse "në sistemin amerikan është e përcaktuar se është Shtëpia e Bardhë ajo që merret me politikën e jashtme". Së paku në afat të shkurtër, për Netanyahun qetësia e gjetur me Uashingtonin, është padyshim një rezultat i mirë.
Intervistuar nga “Fox News” gjatë udhëtimit të tij amerikan, Netanyahu ka pranuar se është e vështirë për të arritur një marrëveshje me palestinezët para 2012-s: “Unë kam nevojë për një partner në anën tjetër. Nuk mund të bëjë artisti trapez që dëshiron për të arritur shokut të tij në qoftë se ka askush gatshëm për të marrë dorën time”. Referimi, natyrisht, ishte për Abu Mazemin. Netanyahu po u kërkon që shkojnë në bisedime të drejtpërdrejta; Jeruzalemi dhe Ramallahu janë vetëm 15 minuta larg”, tha Kryeministri me Obamën - dhe Uashingtoni duket se mendon të njëjtën gjë. “Ne shohim ndryshe nga palestinezët në shumë çështje. Ne duam një kryeqytet të bashkuar. Ata mendojnë ndryshe. Kjo është një nga temat që duhet të diskutohen. Por ajo që ka rëndësi është për të ardhur në diskutime”, tha Netanyahu. “Pse jemi ende duke humbur kohë? Të marrim masat”. është e nevojshme të thuhet, se vetëm në rinisjen e bisedimeve me palestinezët, Obama shpreson të ndalojë blloku i vendbanimeve - çka do të hapte një përleshje të opinionit brenda qeverisë izraelite, me Barakun dhe Lieberman mbi barrikada të kundërta.
Në muajt e fundit, megjithatë, raportet e negociatave me palestinezët dhe aleanca me Uashingtonin nuk ishin problemet e vetme të Bibin. Të shkruash për Izraelin, në fakt, është të flasësh për një shtet që rri pezull përjetësisht me spektrin e ri të konflikteve. Detyra e një kreyministri izraelit është kryesisht të garantojë sigurinë e kombit dhe të përgatitet për çdo eventualitet. Nga momenti kur ai u zgjodh, Netanyahu kurrë nuk ka pushuar së paralajmëruari Ahmadinexhadin dhe Hezbollahun, që nga 2006 që sot është riarmatosur pavarësisht vëzhgimit të forcave të UNIFIL, të vendosura në këtë zonë. Vetëm një vit më parë, kryeministri e kishte bërë të qartë situatën: "Pasi Hezbollahu u bashkua me qeverinë, qeveria sovrane e Libanit do të mbajë përgjegjësi për sulmet që rrjedhin nga territori i saj”. çështje që mbetet e pazgjidhur është e ajo e tetarit Shalit: Jeruzalemi është i gatshëm për të negociuar me Hamasin për lirimin e qindra të burgosurve, por identiteti i atyre që do të lëshohen është një marrëveshje që mbetet larg. "Ne jemi të gatshëm të paguajnë një çmim për Shalin - tha Netanyahu - por jo me çdo çmim. Kjo është e vërteta”.
Isi Leibler, që e njeh thotë se Netanyahu "është një person jashtëzakonisht i mirë-arsimuar. Ai ka një vizion interesant për të ardhmen, dhe duke folur me të impresionohesh me inteligjencën dhe aftësinë e tij për të trajtuar këtë çështje komplekse”. Në të kaluarën, megjithatë, "dobësia e tij ishte se humbiste smaltin kur ishte nën presion. Në këtë gjykim mbetet i pezulluar, dhe në fund do të jetë sfida e tij më e madhe”. Presionet janë të shumta, nga ato të politikës së brendshme deri tek ato me komunitetin ndërkombëtar. Një zgjidhje për muajt e ardhshëm do mund të ishte përfshirja në qeveri e Kadimës, por Tzipi Livni ka një ide shumë të prerë se "Bibi dhe Baraku janë duke e shkatërruar vendin. Izraeli ka një problem, jo sepse e tërë bota është kundër nesh, por për shkak të politikave të qeverisë. Zgjidhja nuk është për të ruajtur qeverinë e tij, por për të ndryshuar atë dhe për të shpëtuar vendin”. Kur bisedimet me palestinezët do të hyjnë në brazdë, kur do të ketë negociata për lirimin e Shalit, kur Uashingtoni do të kthehet me presione për paqen, atëherë ne do të shohim nëse Netanyahu do ta mbajë presionin e mozaikut të qeverisë së tij. Duke fituar kështu, "sfidën e tij më të madhe”.