E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmitë e bisedimeve sekrete publikohen të mërkurën

Avni Arifi, anëtar i kryesisë së AAK-së, gjatë një konference me gazetar, tha të dielën se AAK-ja është shumë e vetëdijshëm për gjërat që ka thënë dhe shqetësimin e ngritur, se ka biseda të fshehta mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, kjo është bërë me qëllim që të tregohet së është Qeveria ajo që ka sekrete, e jo AAK-ja.

“Ne kemi dashtë të flasim për një sekret të Qeverisë me i dhënë hapësirë të mjaftueshme Qeverisë që të sqarojë se pse kanë ndodhur takime të tilla, dhe Qeveria e Kosovës e keni parë që në asnjë moment nuk e ka refuzuar vërtetësinë e takimeve, mirëpo kanë bërë tërheqje taktike, apo kanë folur se nuk do të bisedojnë kurrë për veriun apo të ngjashme”, njofton Telegraf.

AAK-ja, sipas Arifit, e kundërshton fuqishëm ndryshimin e Pakos së Ahtisaarit dhe zgjedhjen e statusit të veriut të Kosovës përmes një statusi special, e cila është përfolur ditëve të fundit. Sepse sipas tij, pakoja e Ahtisaarit ka qenë kompromis i Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, dhe Aleanca kërkon implementimin e plotë të kësaj pakoje.

Shqetësim tjetër që ka shfaqur Arifi, ka qenë edhe privatizimi i PTK-së, çështje e cila sipas tij është bërë në kundërshtim me të gjitha zotimet e më hershme dhe për këtë ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, anulimin e tenderit, respektimin e procedurave dhe rishqyrtimin e strategjisë së privatizimit të PTK-së në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi ka kërkuar një front unik të faktorit politik të Kosovës në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke i injoruar deklaratat e AAK-së për kontakte të fshehta të zyrtarëve të kabinetit të tij më ata të Qeverisë së Serbisë.

Në fillim të javës që po lëmë pas, gjatë një konference për gazetarë, anëtari i Kryesisë së AAK-së, Ardian Gjini, tha se ka informacione që Qeveria e Kosovës po zhvillon bisedime të fshehta me Serbinë, pa dijeninë e popullit dhe pjesës tjetër të spektrit politik, mirëpo kryeministri Thaçi nuk ka thënë as “Po” as “Jo”, por e ka quajtur këtë si “deklaratë qesharake”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›