E Diel, 1 Nëntor 2026

Profil/Silvio Berluskoni, një histori suksesi në hijen e gjykatave

26-10-2012 / “AFP”

Silvio Berlusconi, i cili njoftoi dje dorëheqjen nga kandidatura për kryesimin e qeverisë, ka qeverisur Italinë tri herë që prej vitit 1994, një histori suksesi që përfundoi më 12 nëntor me një largim me brohorima dhe prosece të shumta gjyqësore. I lindur më 29 shtator 1936 në Milano, në veri, në një familje të vogël borgjeze, ky djalë i një punonjësi banke tregoi shumë shpejt dhunti të veçanta për biznesin.
Me një fizik të mirë, Silvio Berlusconi ka punuar si animator në klubet e natës dhe në anijet turistike, ku këndonte dhe tregonte histori të çuditshme. Një talent që vazhdoi ta përdorte dhe në mitingjet politike.
Shitës aspiratorësh në fund të viteve ‘50, ai filloi të fitojë para në sektorin e pronave të patundshme përpara se të interesohej për televizionin në fund të viteve ‘70 dhe më tej të themelonte një perandori televizive, Mediaset.
Kompania e tij holding Fininvest, ku përfshihen pjesëmarrjet në bankë, botimi apo televizioni, arritën një shifër biznesi prej rreth 5,5 miliardë eurosh në vitin 2009. Ajo i bëri të mundur Silvio Berlusconit të jetë për 10 vjet në krye të listës të më të pasurve të Italisë edhe pse luhatjet në bursa e privonin pak nga kjo përparësi, por ai mbetej ndër pesë të parët.
     Silvio Berlusconi erdhi në pushtet për herë të parë në mars të vitit 1994, vetëm disa muaj pasi themeloi partinë e tij të qendrës së djathtë, "Forza Italia", mbi ato që kishin mbetur nga shpërbërja e partisë Demokracia e Krishterë. E braktisur nga aleati i saj populist i Ligës së Veriut, qeveria e tij e parë zgjati vetëm shtatë muaj. Fitorja e tij e dytë në vitin 2001 i bëri të mundur të qëndronte në pushtet për një legjislaturë të plotë pesë vjeçare, një rekord në historinë e Italisë së pasluftës. Ai e pranoi disfatën me rigorozitet ekstrem përballë Romano Prodit në vitin 2006, por ai arriti të rikthehej në krye të qeverisë në vitin 2008 duke arritur një fitore të tretë, pasi "berluskonizmi" - përzierje e populizmit, antikomunizmit dhe e reklamës së bujshme e të përhershme u bë një tendencë e qëndrueshme e jetës politike.
     Drejtësia italiane e ndoqi penalisht Silvio Berlusconin për më tepër se 10 herë për korrupsion, mashtrim fiskal apo financim politik të paligjshëm. Shpesh i dënuar në instancë të parë, ai nuk u dënua asnjëherë përfundimisht. Por, shumë procedura janë ende të hapura kundër tij për mashtrim fiskal, korrupsion dhe prostitucion me të mitura. Berlusconi, për të cilin ishin të zakonshme gabimet, vitet e fundit është bërë objekt i akuzave të shumta, për evazion fiskal, korrupsion, abuzime me pushtetin dhe marrëdhënie seksuale me minorene.
Fans i madh i futbollit, ai nuk kishte përjashtuar mundësinë për t’u bërë president i AC Milan, klubi ku ai është pronar dhe ka fituar kampionatin e Italisë në vitin 2011.
I martuar dy herë dhe i ndarë nga bashkëshortja e dytë, ai është baba i pesë fëmijëve.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›