Programet e studimit sipas universiteteve
06/05/2010 Për t’u pranuar në degët më të kërkuara, aplikuesit duhet të kenë mesataren mbi 8
Përzgjedhja e degëve do të bëhet pas marrjes së rezultateve për të katër provimet e maturës
Ndryshe nga vitet e shkuara, matura 2010 u jep më shumë mundësi maturantëve që të përllogarisin rezultatet e provimeve, para se të përzgjedhin degët e studimit. Kjo, pasi për pranimet e këtij viti është vendosur që plotësimi i formularit A2, ku listohen edhe 10 preferencat, do të bëhet pas nxjerrjes së notave të provimeve me zgjedhje. Në këtë mënyrë maturantët do të mund të përdorin formulën tradicionale të llogaritjes, duke pasur jo vetëm notat e provimeve të detyruara, por edhe ato me zgjedhje dhe koeficientët. Me nxjerrjen e rezultatit final nga kjo llogaritje, si dhe me rishikimin e pikëve të fundit të pranuara një vit më parë në çdo program studimi, mund të bëhet një zgjedhje paraprake e degëve në të cilat mundësia për t’u shpallur fitues është më e lartë. Pas kësaj procedure, kandidati përkatës mund të plotësojë edhe formularin A2, ku liston në rend zbritës degët nga më e preferuara deri tek ajo më pak e pëlqyera, duke shtuar në këtë rast edhe mundësinë e marrjes së të drejtës së studimeve. Sipas listës së aprovuar, për vitin akademik që vjen do të ofrohen studime të larta në 225 degë të ndryshme të universiteteve publike. Numrin maksimal të kuotave të pranimit edhe për këtë vit do ta ketë Universiteti i Tiranës, i cili njëkohësisht rezulton të ketë dhe numrin më të lartë të kërkesave.
Degët e kërkuara
Specialistët tregojnë se maturantët do të kenë më shumë mundësi për t’u shpallur fitues, nëse zgjedhin degët sipas nivelit të pikëve të marra. Kështu, programet më të kërkuara, si: Farmaci, Mjekësi, Inxhinieri Ndërtimi, Informatikë, Drejtësi, Financë, Shkenca Politike, Inxhinieri Elektronike, Psikologji arrihen vetëm nëse mesatarja e maturantit aplikues është mbi notën 8.