E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështon sërish procesi gjyqësor i dosjes “Ruzhdije”

06/05/2010 Mungojnë avokatët dhe komisionerët

FIER-Ka dështuar për të treten herë seanca gjyqësore në ngarkim të 9 personave të akuzuar për manipulimin e zgjedhjeve në një qendër votimi në Ruzhdie të Fierit. Edhe këtë herë shkak dështimi ka qenë pikërisht mosparaqitja e dy prej komisionerëve, si dhe dy avokatëve të tyre, rast ky i përsëritur edhe herët e tjera. Mesditën e sotme para gjykatësve u paraqitën vetëm 3 prej komisionerëve të akuzuar, ku gjithsej nën hetim janë komisionerë, si dhe 4 votues që kanë votuar më shumë se njëherë. Të akuzuarit janë Bujar Kararaj, kryetar i komisionit, Pëllumb Myrtaj, zëvendëskryetar dhe anëtarët e komisionit Robert Myftaraj, Veledin Myftaraj dhe Shezai Kararaj. Komisionerët e Ruzhdies akuzohen për shpërdorim të detyrës. Më 28 qershor braktisja e detyrës nga komisionerët e majtë solli si rezultat zhvillimin e zgjedhjeve në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe me shkelje të paprecedentë procedurale. Ndërsa ende nuk është caktuar data e radhës së zhvillimit të seancës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›