E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi "JA Titan" përmbyllet me sukses nga të rinjtë

Junior Achivement Albania ka mbyllur me sukses projektin "JA Titan" në bashkëpunim me MASH. Qëllimi i programit, i cili ishte i shtrirë në tetë gjimnaze të Tirnaës, ishte të mësojë nxënësit sesi mund të operojnë me sukses në botën e biznesit, që në fillesat e tyre. Kjo ka lidhje të drejtëpërdrejta me sipërmmarrjet e lira dhe të rëndësishme për jetën e komunitetit. Mbi 220 nxënës të shkollave të ndryshme, të gjimnazeve të Tiranës ndarë në 32 skuadra u përfshinë në këtë project të stimuluar në kompjutera, në role të menazherëve të kompanive virtuale. Por ajo që është më interesantja mbetet fakti se, këta të rinj për më tepër se 3 muaj operuan sikur të ishin kompani të vërteta duke luajtur me shitjet, cmimin, prodhimin, investimin dhe marketingun.në fund të fu ndit ky është dhe qëllimi i JAA. Të rrisë dhe të përgatisë të rinjë për të qënë të sukseshëm në një ekonomi globale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›