E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarë të komunitetit mysliman padisin kryetarin

Anëtare të komunitetit mysliman shqiptarë kanë depozituar një padi në gjykatën e Tiranës kundër kryetarit të këtij kumuniteti. Arsyeja e padisë ka të bëjë me anullimin e mbledhjes së përgjithshme e cila ka si qëllim zgjedhjen e kryetarit te ri të kumunitetit mysliman. Sipas avokatit Isuf Shehu nga ana e klientëve të tij kërkohet që mbledhja mos të zhvillohet pasi janë shkelur disa nene të statusit të KMSH-së nga kryetari aktual.
Sipas avokatit Shehu klientët e tij i janë drejtuar gjykatës së Tiranës si mundësi të vetme zgjedhjeje të këtij problemi. Sipas Shehut është shprehur se çdo veprim që do të marri kryetari i administratës do të jetë e pavlefshme dhe e paligjshme. Këto pretendime ne i mbështesim në fakte dhe prova, të cilat janë plotësisht të argumentuara dhe të parashikuara në ligj dhe statut është shpehur Shehu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›