Programi Kombëtar i Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë 2025

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit publikoi në rrjetet sociale Programin Kombëtar të Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë 2025.
MEKI u bëri thirrje të aplikojnë për mbështetje të gjithë artistëve, organizatave kulturore, artizanëve dhe profesionistëve të kulturës.
Mbështetje financiare do të jepen për:
- Ngjarje kulturore, ku përfshihen festivale, aktivitete, panaire (Afati 7 shkurt);
- Programet kulturore të organizatave (Afati 7 shkurt);
- Fondi i Artizanëve (Afati 28 shkurt);
- Fondi i Krijimtarisë (Afati 28 shkurt);
- Përfaqësimi Kombëtar dhe Mobiliteti (Afati fleksibël deri në nëntor 2025).
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e konsideron këtë si një rast që nuk duhet humbur nga komuniteti artistik në vend, por të shfrytëzohet për të sjellë në jetë projekte të cilat do të bëhen pjesë e zhvillimit kulturor.
1 nga 6/a.f/r.e/