E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Programi “Kuvendojmë për Shqipërinë”, Spiropali takim me kryebashkiakun e Elbasanit

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në kuadër të programit “Kuvendojmë për Shqipërinë”, u takua me kryetarin e bashkisë Elbasan, Gledian Llatja.

Kuvendi njoftoi se gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin e Kuvendit dhe deputetëve me të zgjedhurit dhe institucionet vendore.

Spiropali vuri në dukje se Kuvendi do të kujdeset për zgjerimin e mbështetjes për zhvillimin lokal dhe komunitetet, përmirësimin e shërbimeve publike jetike për qytetarët, mbështetjen për sipërmarrësit, fermerët dhe artizanët, zhvillimin e veprimtarive ekonomike dhe artizanale tradicionale, përmirësimin e infrastrukturës etj., në të mirë të rritjes së mirëqenies dhe cilësisë së jetës së qytetarëve.

1 nga 9

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›