Programi berthamor iranian bota thote JO

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se fuqitë kryesore botërore janë të bashkuara në kundërshtimin e programit të armëve atomike nga ana e Iranit.
Vendi islamik akuzohet se është duke zhvilluar këto programe bërthamore dhe këshilltari për sigurinë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tom Donilon, theksoi se SHBA, Kina dhe Rusia kanë objektivin e përbashkët për të mos lejuar avancimin e zhvillimit të armëve atomike.
“Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një objektiv të përbashkët: të mos lejojnë Iranin të zhvillojë armët bërthamore”, u shpreh Donilon.
ANEA, rezolutë për Iranin
Agjensia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, ANEA miratoi një resolute, përmes të cilës shprehu “shqetësimin e thellë dhe në rritje për programin bërthamor të Iranit”.
ANEA tha se nuk mund të mohojë faktin që Irani po punon në mënyrë sekrete për armët bërthamore.
Dokumenti u miratua me 32 vota pro dhe dy kundër të Kubës dhe Ekuadorit.
Agjensia i bëri thirrje Teheranit të hedhë dritë pa vonesë për impiantet bërthamore, por nuk e coi Iranin në Këshillin e Sigurimit. Në rezolutë thuhej se është thelbesore për Iranin dhe Agjensinë të intensifikojnë dialogun mes tyre.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët besojnë se Irani po përpiqet të krijojë armën bërthamore, një akuzë të cilën Teherani e mohon.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara në ANEA, Glajn Dejvis hodhi poshtë kritikat se rezoluta nuk ishte e fortë.
“Dokumenti na jep mjetet e nevojshme për të bërë punën tonë”, tha ai”.
Projekt/rezoluta u hartua nga Britania e Madhe, Kina, Franca, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania të enjten në Vjenë.
Teherani nga ana tjetër ka kërcënuar se do të ndërmarrë hapa ligjorë kundër ANEA-s për publikimin e raportit të javës së kaluar, me argumentin se konkluzionet janë nxjerrë nën presionin politik të Shteteve të Bashkuara.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Pogradec, procedim penal ndaj edukatores
Për helmimin e tre fëmijëve
Prova e radhës e presidentit
Fier, qarku me dy kryetarë
SHBA vlerësojnë zhvillimet politike
Gjyqtarët: Jo presioneve