Programi deri në 2014 për ish-pronarët, legalizimet, etj

Në programin buxhetor afatmesëm 2012-2014 jepen edhe detajet për mënyrën se si do të trajtohen kategoritë e ish-të përndjekurve, ish-pronarëve dhe personave të papunë që trajtohen me ndihmë ekonomike.
ISH-TË PËRNDJEKURIT
Objektivi i qeverisë është të shqyrtojë rreth 9 mijë dosje në tre vitet e ardhshme për ish-të përndjekurit politikë. Vetëm për vitin 2011 janë shqyrtuar 7 mijë dosje, kurse për tre vitet e ardhshme numri i dosjeve do të jetë i njëjtë për çdo vit. Ndërkohë, sa i preket fondeve të vendosura në dispozicion për trajtimin e kësaj kategorive për vitin 2012, në buxhet janë parashikuar 1.7 miliardë lekë.
Për vitin 2013, në programin buxhetor afatmesëm parashikohet që për ish-të përndjekurit të shkojnë 2.3 miliardë lekë, ndërkohë që për vitin 2014, rreth 2.5 miliardë lekë. Pritet në vijim që qeveria të ndërhyjë te parashikimet e bëra për fondet e dy viteve të fundit të programit buxhetor. Ajo ka deklaruar qëndrimin e saj konservator, duke filluar me buxhetin 2012.
Legalizimet, si një nga proceset më të diskutuara jo vetëm nga qeveria, por edhe nga institucionet ndërkombëtare, zënë një vend të rëndësishëm në programin buxhetor afatmesëm 2012-2014. Kështu, nëse për vitin 2011 parashikohej që të përmbushej synimi i legalizimit të 55 për qind të pasurive informale, pritshmëria për vitin a ardhshëm është edhe më e lartë.
Në detaje shpjegohet se nga 50 mijë pasuri informale të vetëdeklaruara për të cilat është në përpunim e sipër informacioni tekniko-ligjor, në fund të vitit 2012 parashikohet që të ketë përfunduar legalizimi i 85 për qind të këtyre pasurive. Në vitin tjetër, 2013, parashikohet që procesi të mbyllet në total i gjithi me 100 për qind të pasurive të legalizuara. Praktika e ndjekur deri tani nga ALUIZN-i për ata që janë në tokën e ish-pronarëve ka qenë ajo e legalizimit përmes pagesës së truallit, ndërkohë që është edhe një tjetër kategori që ka ndërtuar në tokën e vet, por që rezulton si një ndërtim informal.
Në këtë kategori bëjnë pjesë edhe shumica e ndërtimeve të trajtuara nga ALUIZNI-i dhe në programin buxhetor rezulton se projekti për urbanistikën ka si synim legalizimin e më shumë se 233 mijë pasurive informale nga mbi 270 mijë të vetëdeklaruara. Të gjithë ata qytetarë që duan të legalizojnë ndërtimin e tyre paraqesin kërkesën pranë ALUIZNI- t dhe ky i fundit pas procedurave të veta përgatit faturën financiare. Pas shlyerjes së saj, nga ana e agjencisë vijohet me të tjera procedura deri në regjistrimin e pasurisë në Hipotekë dhe marrjen e tapisë nga ana e qytetarit. /Panorama/Start/
2011-11-20 10:21