Komision Ad Hoc edhe për Avokatin e Popullit

Avokatit të Popullit i ma mbaruar mandati prej muajsh, ndërsa zënat e tej zgjatura politike, kanë bërë që të mos miratohet një emër i ri, pasi miratimi kërkon shumicë të cilësuar votash në Parlament.
Në kuadër të marrëveshjes së arritur së fundi midis mazhorancës dhe opozitës, është rënë dakord për të nisur shumë reforma, por modalitetet e të cilave do të diskutohet në vijimësi. Si fundi, opozita ka propozuar ngritjen e një komisioni Ad Hoc edhe për Avokatin e Popullit.
“Kemi hapur një proces të pa ndodhur më parë për përzgjedhjen e kandidaturës së Avokatit të Popullit. Tre deputetë, Eglantina Gjermeni, Besnik Bare, Astrit Beci, dy anëtarë të Asamblesë sonë të re Kombëtare, Mimoza Hafizi e Gëzim Tushi, të pestë intelektualisht të spikatur e qytetarisht të lëvdueshëm, si edhe dy personalitete të larta në fushën e të drejtës Luan Omari dhe Vangjel Kosta, të cilët u ftuan të përfaqësojnë Shoqërinë Civile, përbëjnë Komisionin Përzgjedhës ad hoc për kandidaturën që Partia Socialiste do të mbështesë si Avokat të ri të Popullit”, bën me dije kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Sipas tij, procesi është një moment i rëndësishëm, duke e lidhur këtë edhe me programin e ri të partisë. “Ky proces është një moment tejet i rëndësishëm sepse shënon pikën e kthesës së nënvizuar në programin tonë për një rilindje shqiptare, përkatësisht në kapitullin “Rivendosje e Demokracisë”, ku flitet qartë për një administrim publik evropian të shtetit e të punëve të shtetit tonë. Ne besojmë se pa një administratë normale Shqipëria s’mund të bëhet kurrë një vend normal dhe shteti s’mund të sillet kurrë normalisht me qytetarin e me vendin si pasuri e përbashkët. Ne jemi të bindur se ndryshimi radikal që duam të sjellim për një Shqipëri normale, kalon përmes vendosjes së një kufiri të qartë mes shtetit e partisë në pushtet”, shkruan Rama. /S.Ll/Start/
2011-11-20 15:24