E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Programi” i Ramës, - një vetëdemaskim i vonuar

06-04-2011 / Nga Luan Myftiu

“Vota që të jep populli, është komandë” - Napoleon

Kur njeriu nuk ndëshkohet për gjëmat, e përfytyron veten vizionar, të pagabueshëm, madje  shpëtimtar të njerëzimit. Fantazitë e sëmura lulëzojnë tek të paaftët, mediokrit, despotët dhe mashtruesit. Edvin Rama lëngon nga deliri i madhështisë. Ndoshta prandaj ka arritur të fandakset deri në fanazmagorítë e betejave “legjendare” të Don Kishotit. Njerëz të tillë nuk mendojnë për programe, për premtime, a projekte. Ata e përfytyrojnë veten si mishërim të mirësísë dhe mburren me pasojat shkatërruese të veprave të tyre qesharake. Këta janë tipa që jetojnë me iluzione dhe forcën e shohin te fyerja, paturpësía dhe aftësía për të mohuar çdo përparim. Të ardhur nga entuziazmi kriminal i “revolucionit”, këta jetojnë me iluzionin se janë misionarë, në emër të të cilëve mund të “justifikohen” madjé dhe krime. Historía e Ramës është ajo e një dështaku, që rrethanat e nxorrën në pozicionin e një shpëtimtari për mëkatarë të pashpresë. Dhe, duke u përpjekur të shpëtojë xhahilët, u bë vetë i tillë dhe mbeti peng i tyre. Taní Rama po hedh vallen e mëkatarëve, që duan të dalin pa lagur për krimet e diktaturës dhe zullumet që kanë bërë dhe po bëjnë në demokrací. Dhe, meqë kanë probleme të mëdha me popullin, nuk duan që ky të marrë veten, sa t’i gjykojë si shkaktarë të një jete pa kuptim. Prandaj Rama nuk bën premtime; nuk ndërton program dhe nuk tenton të njohë hallet e një populli, të cilin e dëshiron nevojtar dhe të trembur. Rama nuk krijon program, sepse nuk ka ç’t’u premtojë qytetarëve, të cilët vetëm i ka penguar duke sajuar “kriza” artificiale dhe bllokime absurde. Nuk ka nevojë Rama të japë premtime, kur gjithë strategjia e tij politike ngrihet mbi malin e gënjeshtrave, shpifjeve, trillimeve dhe mohimit të çdo përparími, që ka arritur Shqipëría. Rama po luan “bllofin” duke u shtirur si një “zeus” që zbret nga Olimpi për të parë nga afër mjerimin e pafund, që ka krijuar gjoja kundërshtari duke i sjellë njëmijë pengesa vetë Rama. Se, duke i varur shpresat e së ardhmes tek përbaltja dhe mohimi i gjithçkaje pozitive, nuk ka se si të mendojë një alternativë më të mirë për zgjedhësit e vet. Kur njeriu është i keq, nuk përpiqet të krijojë vlera, por të lartësohet duke poshtëruar ata që zotërojnë të tilla. Si “revolucionar” i dështuar, Rama trashëgon përbuzjen ndaj njerëzve të thjeshtë, të cilët i sheh si viktima të destinuara për një sakrifikim pa fund. Vrapi i Enver Hoxhës drejt hiçit ka për të ngelur si modeli i sharlatanit shpirtzí dhe sadist, që popullin e pa si “turmë”, e cila duhet të lumturohet duke u vetëflijuar për një të mirë, të cilën as që e përfytyruan ndonjëherë edhe ideatorët e saj. Përkundrazi!...Rama kërkon nga populli përkushtim; gatishmërí për mitingje pa fund, urrejtje të paarsyeshme për kundërshtarin politik; adhurim për liderët xhahilë dhe bindje të verbër ndaj urdhërave për të ecur në shtigjet e rrezikshme, ku do mund ta kërkojë karriera pa meritë e dështakëve, të ardhur nga errësíra e një shoqëríe të perënduar. 
Rama nuk është shërbestari që kërkon votë për t’i bërë mirë popullit dhe vendit të vet. Nuk mendon Rama për mirëqenien e atyre, që duhet të votojnë për të. Ai ka shpifur dhe trilluar aq akuza për kundërshtarin, aq tepër ka penguar përparimin dhe integrimin e vendit, sa çdo “alternativë” e tij vetëm do të zbulonte synimet e tij të mbrapshta dhe do të lavdëronte pa dashje kundërshtarin politik. Prandaj Rama shtiret sikur nuk është në fushatë zgjedhore; madjé  sikur nuk i intereson fitorja e zgjedhjeve lokale. Ai merr pozat e njeriut që çdo betejë e ka të fituar dhe vetëm pret që Shqipëría, duke braktisur aspiratat e saj, të bëhet me këtë kalorës të vrerosur, që ka frikë të dalë me një “program”. Çdo alternativë e paraqitur prej tij, do t’i kujtonte popullit gjithçka ky nuk ka bërë gjatë viteve të qëndrimit në krye të bashkisë. Dhe, vërtet, për ç’plane të flasë Rama? Ç’program të ndërtojë ky qyqar, që çuditet, kur sheh që edhe turmat e hallexhinjve po e braktisin çdo ditë. Rama ka kuptuar fjalën e urtë se kush e ka ngritur shpresën e së ardhmes mbi gënjeshtrën, bën mirë të mos hapë gojë. Të heshtësh - thotë populli - është më mirë, kur s’ke gjë për të thënë. Kurse Rama flet, madje ulërin si ujk, sepse po e ndien se e ka humbur krejt çdo shpresë për t’u votuar madjé edhe nga njerëzit e vet. Të gjithë largohen nga ai, që ka zgjedhur rrugën e së keqes. Të gjithë nuk janë aq pa personalitet, sa të ndjekin një “misionar”, që ka marrë tatëpjetën e karrierës së tij, të ngritur mbi nihilizmin, bllokimin, intolerancën dhe bojkotin permanent. Jo! Çdo “program” i Ramës është vetëdemaskimi më flagrant që ky shpirt i mohimit mund t’i bëjë sot vetes. Sidomos, kur Shqipëría nuk është ajo e 20 viteve më parë! Kjo Shqipërí, e vuajtur, ka fituar dinjitetin e një populli europian dhe t’i lexon mendimet e mbrapshta pa ia shprehur. Le të jetojë Rama me iluzionin se puthadorët e tij do të mbledhin përsërí turma mitingashësh, me të cilët të tregojnë se të majtët janë gjoja shumicë. Ky popull, që përballoi gënjeshtrën dhe terrorin  vdekjeprurës të komunizmit dhe nuk u deformua, të jep sot ujë në shoshë. Ai është bërë tashmë zot i fateve të veta dhe di të dallojë se kush ia do vërtet të mirën. Perëndoi koha, kur njerëzit, të terrorizuar, detyroheshin të silleshin e të vepronin si donin etërit e “revolucionit”, i cili u mori madje edhe jetën. Vdiq koha, kur sharlatanë si Rama mund t’i hipin në zverk një populli të izoluar dhe të detyruar të merrte fytyrën, që donte diktatura dhe fantazmat e saj frikëndjellëse!

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›