Fakti/Rama humbet rrugën për 4 orë në Tiranë
Edvin Rama, nuk kishte si të mungonte sërish dje, me daljet para kamerave, në atë që ai pretendon se po bën fushate elektorale për zgjedhjet vendore. Për rreth katër orë, Edvini u end nëpër Tiranë, por nuk u kuptua çfarë kërkonte. Njëherë thoshte, “dua votën”... Pastaj shtonte, “ Votën nuk do ma jepni mua, do ia jepni vetes suaj”… Dhe më pas shtonte, duke i “trashur”, ata që ishin thirrur për ta dëgjuar, duke ju thënë se, “Vota s’është as për veten tuaj, por është për PS-në”... Për rreth katër orë, Edvini u end nëpër Tiranë, por nuk kuptoi ku ishte. Aq larg shkoi të moskuptuarit e tij, sa ndërsa i ka ngelur ora në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2009, sërish dje foli e foli, “për ujin, për dritat, për pensionet, për ilaçet, për vrasjet, për vjedhjet, për rrenat’’, a thua se po kandidon për kryeministër dhe jo për kryebashkiak. Foli, e foli ama, por nuk tha asgjë, e nuk ofroi asgjë për Tiranën. E megjithatë ai foli, e foli, e ndërsa tregonte gënjeshtra, përpiqej të kuptonte ku ishte. Se që nuk kuptonte ku ishte, u kuptua se kishte vite që s’ecte në këmbë nëpër qytet, dhe se nuk i njihte rrugët, të paktën për tu kthyer, andej nga ishte nisur. Një situatë e tillë vuri jo pak në pozitë, efektivët e policisë së tij bashkiake. U deshën radiot e bashkisë, për ta identifikuar Edvin Ramën, për ta lokalizuar dhe për ta kthyer në bazë te selia e PS-së.
...