Protesta masive kundër Berlusconit

Kryetari i partisë demokristiane, Pierluigi Bersani, deklaroi në një fjalim se partia e tij do të bashkëpunojë me grupe të tjera opozitare, me synim krijimin e një qeverie të re.
Me demonstruesit e ardhur nga mbarë Italia u bashkuan edhe politikanë nga vende të tjera, si Franca e Gjermania.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate gjermane, Sigmar Gabriel, në fjalimin e mbajtur si i ftuar, u shpreh kundër pushtetit të tregjeve financiare, duke theksuar se neo-liberalizmi është shkak i krizës.
Berlusconi në sfondin e krizës së vazhdueshme të borxheve ndodhet nën trysni.
Gjashtë anëtarë të partisë së tij insistojnë që ai të japë dorëheqjen këtë javë, për t'i hapur rrugën krijimit të një koalicioni me bazë të gjerë me partitë e opozitës nga spektri politik i qendrës.