Franco Ferrari, leksione në Tiranë

Drejtori teknik i qendrës italiane të përgatitjes së ekipeve kombëtare në Koverciano Franco Ferrari, ka mbërritur të martën në Tiranë, për të dhënë leksionet e tij në kursin e "UEFA-B", për kualifikimine trajnerëve shqiptarë. Sot, Ferrari i shoqëruar nga Dokoreshe Kastelini dhe Shefi sektorit teknik të FSHF-së Astrit Maci, kanë qenë në Kamëz, në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare. Profesori i shquar italian, ka mbajtur leksionet e tij të cilat janë ndjekur me një interest ë vecantë nga të pranishmit. Është hera e dytë që Profesor Franco Ferrari, referon në kurset kualifikuese të trajnerëve shqiptarë. Ai ka deklauar: "Shumë shpejt do të bëjmë të mundur realizimin në Tiranë të kursit prestigjioz UEFA – A, i cili do të synojë rritjen e mëtejshme të nivelit professional të trajningut në Shqipëri".
Marre nga fshf.org