Progres-raporti i Brukselit vleresime pwr punwn e policis shqiptare

Pavarësisht nga shqetësimet e socialistëve për gjendjen e rendit në Shqipëri dhe akuzave ndaj krerëve të Polisisë së Shtetit për korrupsion dhe aleancë me krimin, Brukseli duket se vlerëson punën e uniformave blu në Shqipëri. “ABC News” ka mundur të zbardhë një pjesë të vlerësimeve paraprake në bazë të cilave hartohet progres-raporti i këtij viti. Në të nuk mungojnë fjalët pozitive për policinë shqiptare, ndërsa lexohet shprehimisht se Departamenti kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda është veçanërisht i mirëorganizuar. Stafi i këtyre strukturave vlerësohet si shumë i përgatitur dhe me njohuri të plota të teknikave të fundit investigative. Hetimet ndaj grupeve kriminale të organizuara dhe trafikut të drogës po zhvillohen - sipas raportit - në mënyrë profesionale, me nivel të lartë intuite dhe angazhimi, si dhe me përkushtim të madh njerëzor dhe organizativ. Ndërsa bashkëpunimi në nivel ndërkombëtar cilësohet si evident dhe i vazhdueshëm, sipas specialistëve të Brukselit, Policia Shqiptare në përgjithësi po punon shumë mirë ndërsa puna investigative nga burimet e inteligjencës është në rritje.