Vazhdon dyndja e klandestineve nga Greqia per ne Shqiperi
Policia ka ndaluar 24 klandestinë tek Uji i Ftohtë në Tepelenë. Aksioni është bërë nga Drejtoria e Policisë Gjirokastër, gjatë orës 3 te mengjesit.
Klandestinët janë pikasur nga policia në fshatin Hormovë, ndersa po ecnin më këmbë për t’u shmangur policisë.
Pas sinjalizimit policia është vënë në lëvizje dhe ka arritur t’i ndalojë ata pak minuta më pas në zonën e Ujit të Ftohë. Ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim dhe personin që kryente shoqërimin e pakistanezëve. Sipas policisë, është shpallur në kërkim nje 26 vjecar nga qyteti i Fieri.