Project X, festa e çmendur në kinema
Project X është filmi premierë që po shfaqet në kinema Millenium që prej datës 23 mars. Gjithçka nis nga një festë e vogël ditëlindjeje mes miqsh dhe shndërrohet në festën më shkatërrimtare që është bërë ndonjëherë.
Regjisori Nima Nourizadeh bashkëpunuar me skenaristët Michael Bacall e Matt Drake, ndërsa në rolet kryesore interpretojnë Thomas Mann, Oliver Cooper dhe Jonathan Daniel Brown. Gjithashtu një film tjetër që po shfaqet në Millenium është Man on the Ladge. Një i ri kërkon ti japë fund jetës duke u hedhur nga kati i 17-të i një hoteli.
Dhe pavarësisht përpjekjeve të miqve, motrës, mjekëve, zjarrfikësve ai… Filmi është i zhanrit thriller. Në rolet kryesore interpretojnë: Sam Worthington, Elizabeth Banks, Jamie Bell, Anthony Mackie. / E. Demo