Rikthehen Stjuardesat

Driada Dervishi
Stjuardesat e shkrimtarit zviceran Marc Camoletti, rivjen sonte, një dekadë më vonë, në një version të ri regjisorial në skenën e teatrit Aleksandër Moisiu në Durrës. Në thelb kjo komedi trajton lidhjet poligami, dhe në qendër të saj është Bernardi, arkitekti i fejuar në një njëjtën kohë me tri stjuardesa.
Kjo situatë kaq perfekte për të merr fund në momentin kur avioni Boeing sjellë ndryshimin e orareve të fluturimeve. Këtu vështirësitë e Berndardit rriten dhe ngjarjet rrjedhin kundër tij.
Në këtë pikë, dy personazhe të reja i vijnë në ndihmë atij, miku dhe shërbyesja e tij besnike. Interpretojnë: Xhejni Fama, Eralda Çaushi, Adriana Tolka dhe Andia Xhunga, Sanije Hoti dhe Besmir Bitraku. Kjo komedi është vënë në skenë para 10 vitesh nga regjisori Gëzim Kame. Ndërsa kësaj here e risjell në skenë regjisorja Driada Dervishi. / E.Demo