E Martë, 3 Nëntor 2026

Projekt – buxheti i infrastrukturës për vitin 2024

Projekbuxheti i vitit 2024 ka parashikuar një ulje të  madhe të shpenzimeve për Ministrinë e Infrastrukturës, që do të ketë në dispozicion një buxhet në vlerën 52.7 miliardë lekë nga 61.8 miliardë lekë  qe ishin ne 2023 . 

Tek infrastruktura shkurtimi më i madh i buxhetit është për transportin rrugor, që do të marrë vetëm 23 miliardë lekë, nga 34.5 miliardë lekë që i janë akorduar për këtë vit. 

Po ashtu janë ulur shpenzimet për transportin ajror dhe i janë shtuar atij detar. 

Duke e analizuar ne detaje ne buxhet afat mesem  kontratat koncesionare që do të mbështeten me fonde nga buxheti i shtetit janë:

Kontratat  koncesionare  për ndërtimin e mirëmbajten e rrugës së Rrugës së Arbrit; Rrugës Milot – Morinë; Rruges Orikum – Dukat, By Pass-Porti i Jahteve; Ndërtim Tuneli i Llogarasë; Porti Detar i Durrësit “Porto Romano” Hekurudha Tiranë-Rinas dhe Linja Tiranë-Durrës; Zgjerimi i aksit Elbasan-Qafë Thanë etj. 

Ndërkohë që, gjatë vitit 2024 do të financohet edhe ndërtimi i bypass-i i Tiranës, me një vlerë prej 51 milionë lekë. Ky segment është pjesë e autostradës Milot – Fier dhe ka një gjatë prej 7 km.

Gazetare Amela Koçerri

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›