E Martë, 3 Nëntor 2026

Industria përpunuese plotëson pritshmëritë, problem çmimi i shitjes për fermerin

Qarku i Korçës prodhon masivisht mollë e një pjesë e mirë e prodhimit shkon për industrinë e prodhimit. Për këtë vit, sasia e frutit të përdorur si lëndë e parë, i ka plotësuar nevojat e këtij sektori.

Prodhuesi Petrit Hajdërlli bën me dije se prodhimin gjatë këtyre viteve, kryesisht e ka eksportuar ndërsa së fundmi, vihet re një rritje e kërkesës nga tregu vendas.

Por për Petritin problem vijon të ngelet çmimi i tregtimit të këtij fruti, i cili për fermerin është tepër i ulët, duke mos arritur të mbulojë kostot e prodhimit. Hajdërlli thotë se duhen marrë masa për të vendosur një rregullator tregu në mënyrë që kjo situatë të marrë zgjidhje.

Sa i takon mollës së konsumit, ajo shitet kryesisht në tregun vendas e më pak në vendet e rajonit. Gjatë vitit të kaluar në Qarkun e Korçës u prodhua rreth 65 mijë ton mollë.

Gazetare Eriselda Dyrmishi

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›