E Enjte, 5 Nëntor 2026

Projekt- rezoluta, Presidenti Meta: Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar pas miratimit të Projekt Rezolutës për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian. Zoti Meta shkruan se nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërkohë që shton se nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184. Presidenti shton se votën e lirë të 25 prillit, shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim.

‘Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. I falënderoj të dy grupet e mëdha politike për mbështetjen e qartë të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve. Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme!  Nuk ka përparim pa u dënuar autorët Askush nuk do të amnistohet! Votën e lirë të 25 prillit, shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim dhe nuk do të kursehen ndaj askujt, që do të guxojë të tjetërsojë vullnetin plebishitar.’- shkruan Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›