E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shefja e spitalit Infektiv Najada Çomo, kandidate për deputete e PS-së

Shefja e spitalit Infektiv, Najada Çomo do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Lajmin  e konfirmoi vetë kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit “Shëndetësia që duam”. “Najada Çomon e kam ftuar për të dëshmuar për të sjellë një dëshmi ndryshe nga vija e zjarrit, ku respekti dhe mirënjohja ndaj atyre që qëndrojnë prej një viti në atë barrikadë dhe fatkeqësisht ndjehen, godasin, dëmtojnë valët e energjive negative. Me kënaqësi morëm aprovimin e saj për të kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit”. Ne nuk duam që të bëhet si ne, por ne duam të bëhemi si ajo.” tha kryeministri Rama. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›