E Martë, 3 Nëntor 2026

Projekt për qasje efikase në administrimin e zjarreve nё peizazhet natyrore

TIRANË, 1 prill/ATSH/ Një takim prezantues i projektit rajonal lidhur me Administrimin e Zjarreve nё Peizazhet Natyrore nё Ballkanin Perёndimor u zhvillua në Tiranë. Projekti financohet nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

I pranishëm ishte edhe prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole, i cili u shpreh se, projekti është një mundësi e shkëlqyer për të mbështetur aktorët e përfshirë dhe kontribuar në përmirësimin e praktikave dhe qasjeve efikase reaguese, si dhe mbrojtjen e mjedisit, duke forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe atë ndërkombëtar.

Projekti synon të kontribuojë në përmirësimin e administrimit të zjarreve dhe mbrojtjen e peizazheve natyrore në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me fokus të veçantë në Shqipëri.

1 nga 5

/r.e//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›